Home > Me Zemër të Hapur Lajmet

U rrëmbye me qëllim trafikimi, babai i 12-vjeçarit që u gjend në Sarandë zbardh gjithë ngjarjen në studion e “Me zemër të hapur”

U rrëmbye me qëllim trafikimi, babai i 12-vjeçarit që u

Në studion e emisionit me "Zemër të Hapur" të gazetares Evis Ahmeti u trajtua historia e 12-vjeçarit nga Bathorja, i cili humbi kontaktet me familjen prej dy ditësh.

Gazmend Tanushi: Gjendja e djalit është shumë i rënduar, është i trembur, nuk e shikoj aspak mirë. Djali ka pasur dhunë fizike, ai ka kërkuar të rikthehet në shtëpi por nuk i është lejuar. Fjeta dy orë me të mbrëmë, nuk ishte i qetë, ngrihej i trembur natën. Kur më pa dje më tha "shyqyr babi që erdhe dhe më gjete" i falenderoj komisariatin pasi ma kanë trajtuar shumë mirë djalin. Faleminderit edhe prej jush për gjithçka bëtë, që arrita ta gjej djalin. Djali ka dalë në mëngjes afër banesës, pasi aty luan gjithmonë me shokët, kanë kaluar dy persona të panjohur të cilët i kanë ofruar dy mijë lekë të vjetra dhe i kanë thënë që eja me ne se do shkojmë në Tiranë të të çojmë te lojrat të luash. Pastaj këta dy persona ishin të panjohur për Bathoren dhe për djalin, gjatë rrugës djali ka bërtitur por ata j kanë pohuar që do të çojmë sërish në shtëpi. Këta dy personat e çuan djalin tek kjo zonja dhe pastaj ata të fugonit u larguan dhe djali ka qëndruar me zonjën e cila është rreth të 50-ve. I gjithë ky grup i përkasin komunitetit rom, atë natë djali ka fjetur në një shtëpi të braktisur afër liqenit artificial. Aty me mua ka qenë edhe një fëmijë tjetër rreth të 13-ve. Edhe ky 13-vjecar është marrë nga Tirana, i përkiste komunitetit rom. Djali im ka qenë i trembur dhe i friksuar. Ronaldo qëndroi një ditë në Tiranë, pastaj e kanë hipur në makinë me zor për ta çuar në Sarandë. Kjo grua është shumë e rrezikshme, këtë gjë ma tha edhe dikush tjetër. Djali ka kërkuar të vij në shtëpi por nuk është lejuar, e kanë detyruar që të vjedhi çantat e të rriturve dhe të lypi. Një zonjë aty te liqeni më tregoi se djali kishte tentuar të vidhte një çantë i detyruar, pasi në 10 m distancë ata qëndronin aty kontrollonin situatën. Djali është kërcënuar se nëse ai ikën do ta mbysnin. Unë kam paguar një informator prej 100 mijë lekësh të vjetra, që ai të më jepte informacion se ku ndodhej fëmija im. Në Vlorë kanë qëndruar dhe dikush më tregoi se aty i kishte dhënë një 5 mijë lekëshe të vjetra. Atë natë mora shumë telefonata por isha i çorientuar se po më jepeshin dy vendodhje edhe liqeni artificial në Tiranë dhe një vendodhje tjetër ishte Saranda. Atë natë kërkova gjithë natën në Tiranë por nuk gjeta asgjë.Djali është dhunuar, në Sarandë ka fjetur jashtë në lulishte, kjo zonjë që e thërrisnin Shpresa, e ka mbajtur nën presion pasi djali nuk donte të lypte. Në Sarandë ka vjedhur djali i detyruar nga ajo. Kam pasur shumë telefonata nga Saranda. Ajo e mësonte që të shkonte të vidhte nëpër çantat e pushuesve. Dëshmia e djalit ishte në prani të pdikologes. Djali më ka treguar se është detyruar të konsumonte cigare, por që mund të mos jetë një cigare e thjeshtë por lëndë narkotike. Djali është detyruar të shperndaj ndoshta edhe lëndë narkotike. Djali tha se lek?t na i mblidhte kjo grua e cila i shfrytëzonte. Kur mbrrita në banesë gjithë familjarët u turrën ta përqafonin, pashë që djali sikur u çlirua pak. Por gjatë natës kam parë që është trembur dhe është çuar nga gjumi. Djali është larguar edhe disa herë nga shtëpia por deri në Kamzë për të luajtur. Dikur para disa vitesh edhe kam denoncuar për largimin por është gjetur menjëherë tek lojrat në Tiranë.

Shpresa Dine, gazetare News 24:

Pash lot gëzimi në sytë e Gazmendit në momentit e takimit. Por munda të shkëpusja një bisedë të shkurtër, kjo zonjë quhet Bukuroshe Muharremi, banore e Tiranës. Djali më pohoi që kishin mbrritur në Sarandë me një autobuz të bardhë, e pyeta sesa lekë kishte lypur, por ai më pohoi se gruaja që i shfrytëzonte iu pohonte se duhet të mblidhnin lek? për të blerë një shtëpi për të jetuar së bashku. Ajo thirrej Bardha, këtë emër kishte dëgjuar djali.

Flash News

News24 Livestream