Home > Me Zemër të Hapur Lajmet
Gruaja u rrah brutalisht në mes të Tiranës, dëshmitarët sjellin detajet dhe videon ekskluzive në emisionin “Me zemër të hapur”

Në studion e emisionit "Me Zemër të Hapur" të gazetares Evis Ahmeti, u trajtua sot ngjarja e rëndë e rrahjes brutale të një lypseje në një nga zonat më të frekuentuara të kryeqytetit.
Në burrë rreth 40 vjeç nën efektin e alkoolit dhunoi mbrëmjen e 28 qershorit në mënyrë makabre bashkëjetuesen e tij. Burri, i cili vetëm disa minuta më vonë u prangos nga policia qëllonte me grushta e shkelma të renë në sy të dy fëmijëve të saj të mitur derisa ajo humbi vetëdijen. Emisioni “Me zemër të hapur” ka siguruar video ekskluzive të momenteve kur gruaja me ndihmë të kalimtarëve i shpëton barbarisë së burrit dhe niset me autoambulancë për të marrë ndihmën mjekësore. Në studio do të kemi edhe dëshmitarë okularë të kësaj ngjarje tronditëse, të cilët do të na hedhin më tepër dritë rreth asaj që ka ndodhur. Ndiqni rrëfimin e tyre…
Intervista:
A fole me gruan?
Jo sepse ajo ishte në gjendje të fikti. Ndjeva që ndaj saj kishte racizëm. Kishte biznese dhe njerëz aty që vetëm shikonin dhe nuk i vinin në ndihmë. Ishte e tmerrshme. Bashkëpunëtori im la makinën në rrugë dhe e gjurmoi agresorin e mbajti derisa erdhi policia. Pashë fëmijët e vegjël 1 dhe 2 vjeç. Ishin të paveshur dhe të paushqyer. Më i vogli thërriste mami, ndërsa më i rrituri i fshinte gjakun.
Faleminderit kësaj studioje që më jep mundësinë të denoncoj këto raste. Më ka tronditur dhe rasti i nënës së abuzuar seksualisht në Grabian të Lushnjës. Nëna doli me legen të thyer dhe vdiq pas dy javësh e vetme. Në varrimin e saj kanë qenë vetëm dy persona. Media e trajtoi shumë keq këtë rast.
Flet dëshmitari tjetër Leonard Berisha
Isha duke ikur në rrugë me makinë kur pashë një burrë që goditi gruan i mori paratë dhe u largua. Lashë makinën dhe e gjurmova e kapa i thashë: “Ndal Policia”. Më tha më lër se kam hallet e mia. Ai pretendonte se gruaja e kishte tradhëtuar prandaj e dhunoi. E mbajta për gjashtë minuta e gjysmë derisa erdhi policia dhe arrestoi.
Artikuj të tjerë:
Flash News
18:13 / Boçi: Alibeaj me veprimet e tij ka dëmtuar interesin e demokratëve
18:12 / Luçiano Boçi: Alibeaj po kërkon të vulosë përçarjen
18:11 / Boçi: Grupin Parlamentar e thërret Kryesia jo një deputet
18:10 / Boçi: Alibeaj kërkon të sanksionojë përçarjen e Grupit të PD
18:09 / Presidenti i ri, Boçi: Alibeaj thirrjen nuk e ka seriozisht dhe sinqerisht
18:08 / Boçi: Një i shkarkuar, s'mund të vendosë kushte