Home > Me Zemër të Hapur Lajmet

U përdhunua kur ishte 12-vjeç, e mitura tregon detaje rrëqethëse nga historia e saj në “Me zemër të hapur”

U përdhunua kur ishte 12-vjeç, e mitura tregon detaje

Historia e rëndë e një vajze të mitur që ka rënë pre e përdhunimit në moshën 12 vjeçare. Detaje e rënda u zbuluan nga rrëfimi i saj ekskluziv në studion e emisionit "Me Zemër të Hapur" të gazetares Evis Ahmeti.

Rrëfimi i Erës:

Gjithë këto ditë unë kam pasur një ngarkesë të madhe për shkakun se dola në trasmetim. As familja ime nuk më mirpriti, nëna është akoma duke gjykuar faktin që jemi akoma me turp.

Babi u keqkuptua sepse tha pse e tregove në emision që ishte ulur të darkonte me babain e abuzuesit. Por unë babit dua t’i them se e dua shumë dhe e kam falur edhe për këtë gjykim sepse ai është babai im. Agresori nuk më ka lenë kurrë rehat ai gjithmonë ka hapur adresa fallco ku më ka komentuar apo shpërndarë foto në rrjetet sociale.

Agresori më shan dhe më akuzon, më ofendon familjen, motrën time të vogël. Ai më kërcënon për motrën e vogël, shprehet që do vij të djeg me gjithë banesë. Nëna e agresorit dikur më merrte në telefon dhe më thoshte do të vëmë flakën po nuk hoqe denoncimin. Ai vazhdon të më kërcënoj me fjalët më fyese që ekzistojnë, mendoj se është momenti policisë tani. Ai më ka thënë gjëra të cilat nuk janë etike më përmend aktin që kreu me mua, është e dhimbshme më rikthen atë tmerr që nuk di çfarë të veproj.

Flash News

News24 Livestream