Home > Me Zemër të Hapur Lajmet

U divorcua për dashurinë e re/ “Do të bëj gropën”, e reja rrëfen dhunën sistematike nga partneri 21 vite më i madh: Më përndjek ngado

U divorcua për dashurinë e re/ “Do të bëj

Lindi si një histori dashurie e beftë. Të dy ishin të martuar dhe kishin fëmijë me partnerët përkatës por iu dhanë një ndjenje. Jetuan për vite të ndarë. Flisnin fshehur në telefon duke pëshpëritur fjalë zemre e duke thurur ëndrra për të nesërmen bashkë por kur kjo ndodhi asgjë nuk ishte siç e prisnin. Në studion e emisionit “Me zemër të hapur” këtë të enjte do të rrëfehet historia e një 35 vjeçareje, e cila do të tregojë se si për dashurinë tradhëtoi burrin dhe prishi martesën, por dashuria nuk iu shpërblye. Partneri i saj i sëmurë nga xhelozia e dhunon dhe e përndjek. Ky konflikt ka mbërritur edhe në dyert e policisë e cila ka arrestuar 56 vjeçarin. Ndiqni emisionin…

Denoncuesja: U martova me shkuesi, më martuan prindërit.  Shkesi ka qenë një kushëri i babait. Më thanë është djalë i mirë.  Nuk isha gati të martohesha, por nuk doja tu ktheja fjalën prindërve.  E fejuar ndenja pak dhe më pas shkova në Greqi dhe jetova me burrin aty. Pas tre vitesh martesë u bëra nënë. Burri punonte, por pinte shumë alkool dhe nuk sillte para në shtëpi. Kur ishte i dehur më dhunonte.  Pavarësisht kësaj nuk guxova të divorcohesha. Ikja nga shtëpia dhe kthehesha përsëri.

Evis Ahmeti: E ke denoncuar në polici?

Po kur ishim në Greqi, policia e ka marrë 2-3 ditë.

Evis Ahmeti: Si erdhi momenti i divorcit?

Vendosëm bashkë të ndaheshim. Unë ika. Kur isha e martuar tre vite para divorcit nisa një marrëdhënie jashtëmartesore. Ai më kërkoi ta lë burrin dhe unë e lashë. Nëse nuk do ma kishte kërkuar ai nuk do isha ndarë. 

Të dashurin e njoha në Shqipëri ku vija rrija çdo tre muaj. Në fillim marrëdhënia ishte e mirë.  Ai me familjen e tij nuk shkonte mirë dhe vinte rrinte me mua. Kam takuar dhe djemtë e tij. Më premtoi se do martohej me mua. Por dy vitet e fundit ai ndryshoi. U bë shumë xheloz ndaj meje. Më kishte marrë në telefon dhe unë nuk ja hapa dhe erdhi në shtëpi më rrahu më la pa ndjenja dhe më pas rrahu edhe fëmijët.

Evis Ahmeti: Pse i dhunoi fëmijët?

Sepse donin të më mbronin. Policia e mbajti vetëm një ditë e la të lirë.

Evis Ahmeti: Po tani pse të përndiqte?

Nuk do që unë të punoj. Është shumë xheloz. Më doli në rrugë më tha ktheu në shtëpi. Njoftova pronaren ajo nuk më dha leje. Ai më ndoqi deri në shtëpi më thoshte do të bëj gropën. Ai tentonte të hynte në shtëpi. Njoftova policinë që e arrestoi.

News24 Livestream