Home > Me Zemër të Hapur Lajmet

U abuzua seksualisht nga xhaxhai dhe djali i tij, e mitura 10-vjeçare rrëfen historinë tronditëse në emisionin “Me zemër të hapur”

U abuzua seksualisht nga xhaxhai dhe djali i tij, e mitura 10-vjeçare

Në studion e emisionit me "Zemër të Hapur" të gazetares Evis Ahmeti, u trajtua sërish ngjarja e rëndë e abuzimit seksual me 10-vjeçaren

Vajza: Ka ndodhur diçka e keqe me mua, në moshën 10-vjecare jam abuzuar nga djali i xhaxhait dhe nga vet xhaxhai im. Djali i xhaxhait ka qenë rreth 17-vjeç, ka ndodhur disa herë, pas shtëpisë më ka qëlluar me shpullë, ka pasur një thikë dhe më ka kërcënuar se do të më vrasi. Unë ja rrëfeva mamit në muajin qershor të vitit 2017, unë dhe mami flasim gjithçka me njera tjetrën. Pêr veç familjes nuk kam asnjë tjetër, mami gjithmonë më ka mbështetur dhe nuk më ka lenë kurr vetëm.

Nëna: Unë kam fshehur asgjë, por prisja që gjatë hetimit të dilnin element t? xhaxhait, avokatëve iu kam kërkuar të hetohet xhaxhai dhe pjestarë të tjerë. Por vajzës dhe ne na ka humbur besimi, për faktin se askush nuk u dënua. Vajza ndihet e pa mb?shtetur nga askush.Vajza i ka shprehur vet  në gjykatë dëshminë për xhaxhain.  Më ka kërkuar vjehërri dhe vjehërra të tërhiqem pasi gjasme është turp për vajzën time. Kur vdiq vjehrri halla e vajzës donte të vinte por vjehrri e la amanet që për shkak të asaj që ka ndodhur mos të lejohej në varrim. Nuj kam pasur asnjë urrejtje asnjë konflikt me ata para se të ndodhte gjithë kjo histori. Vajza ka tentuar dy herë vetvrasjen, sa herë të më kërkonte unë isha aty, i qëndroj shumë afër. Nuk kemi kuptuar asgjë deei sa kuptova se vajza kishte filluar të dyshoja.  Kur mbushi 10-vjeç i kishim blerë një arush por që nuk lozi asnjëherë me atë arush pasi çdo ditë e gjeja të grisur. Sot e kuptoj pse ndodhte kjo.

News24 Livestream