Home > Me Zemër të Hapur Lajmet

“Lufta nisi pas tradhtisë”/ Sherri mes 2 kunatave në Lezhë, 33-vjeçarja përballet me burrin në studion e "Me zemër të hapur"

“Lufta nisi pas tradhtisë”/ Sherri mes 2 kunatave në

Në studion e emisionit me "Zemër të Hapur" të gazetares Evis Ahmeti u trajtua historia e sherrit mes dy kanatave në Lezhë.

Pasditen e datës 5 korrikut, mediat në vend pasqyruan një konflikt mes dy grave që përfundoi në polici, ndërsa e dëmtuara në spital me dëmtime serioze. Pas kësaj ngjarje fshihet një tjetër histori problematike divorci. Dava Ndoj, 33 vjeçe, nënë e 4 fëmijëve, në fillim të këtij viti vendosi të hapë procedurat e divorcit, për shkak të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme me bashkëshortin.

Deri në fund të procesit gjyqësor për zgjidhje martese ajo ndan të njëjtën shtëpi me ish-bashkëshortin dhe familjen e tij. Ky fakt është shndërruar në mollë sherri mes palëve. Dava pretendon se u dhunua nga ish-kunata, e cila përfundoi në pranga, ndërsa ish-bashkëshorti i saj Gjet Ndoj jep një tjetër version. Ai pretendon se sherri është i stisur nga Dava për të dëmtuar të motrën, e cila është njëkohësisht edhe bashkëshortja e avokatit të tij në këtë proces divorci.

I ftuar në emisionin “Me zemër të hapur” të gazetares Evis Ahmeti, në News24, bashkëshorti thekson se konflikti mes çiftit ka nisur më shumë se një vit më parë, për shkak të një aksidenti, ku drejtuese e mjetit ishte Dava. Ndërsa në një lidhje telefonike, kjo e fundit deklaron se një gjë e tillë nuk është e vërtetë dhe se “lufta”, siç e cilëson ajo, mes saj dhe Gjetës ka nisur pas tradhtisë së këtij të fundit, raporton “BalkanWeb”.

Rrëfimet:
Gjet Ndoji: Ishim të rinj kur u martuam, Dava 17, unë 18. Fillimet ishin mirë. Shkues ishin motra dhe kunati. Problemet filluan pas datës 10 gusht të 2019, kur Dava ka bërë një aksident. Ish-miqtë e mi më akuzuan mua sikur e kam lënë makinën pa frena, që nga ajo ditë unë nuk kam folur më me to.

Për pjesën e tradhtisë nuk do të fals, do ta ruaj deri kur të bëhen fëmijët 18 vjeç, atëherë do të flas e do të tregoj kush jam e kush është nëna e tyre. Nuk është se kam tradhtuar unë dhe ajo është një njeri i mirë. Kur të bëhen fëmijët në moshë madhore, do t’i ndajë këto gjëra. Kam dhe unë rezerva në lidhje me moralin e Davës.
Unë punoja me periudha të shkurtra jashtë vendit, familjes i kam munguar maksimumi 1 muaj. Shtëpinë që kemi, është ndërtuar pas martesës sonë nga babai im. Të gjitha tokat ishin në emër të babait tim. Hipoteka e shtëpisë është në emrin tim. Më 2009 e kemi nisur ndërtimin e shtëpisë, ndërsa ne ishim martuar më 2005.

Akuzat e familjes së Davës na çuan në procesin e divorcit. Më 5 shtator 2019, pas aksidentit, unë jam kthyer nga Italia më 1 shtator, dhe më 5 Dava është larguar nga shtëpia dhe ka ardhur më 4 dhjetor të këtij viti. Pra, ajo la katër fëmijët dhe iku për tre muaj, pasi nuk jetonte dot me mua. Për aksidentin unë e fajësove vetëm pse mori njerëz në makinë, kishte 9 njerëz në një mjet 4+1 dhe bën edhe parakalim të gabuar. Debati me Davën ka nisur pasi bëra unë debat me babanë e saj. Unë tani jam shumë i sigurt që ajo ka probleme psiqike, e tregojnë sjelljet e saj. Nuk mund të sillet me bashkëshortin, që e ka pas prej 17 vitesh, në një mënyrë të tillë. Nuk e kam dhunuar kurrë, ajo ka qenë shumë e lirë. Unë jam tip shumë i qetë. Ajo ka pasur makinë të vetën personale, ka pasur liri. Unë as nuk i kërkoja llogari se ku është, ku shkon. Nuk e kam dhunuar kurrë dhe as do ta bëj kurrë, sepse ajo është nëna e katër fëmijëve të mi.

Çfarë ndodhi në janarin e këtij viti?
Gjet Ndoj: Divorcin e kërkoi Dava, më 15 janar të 2021. Unë jam dhunuar më 16 janar. Ajo ka kapur një dru dhe ka qenë duke më rënë. Isha duke ngrënë bukë, e pashë në hije të dritës dhe ktheva kokën, ajo kishte dru dhe donte të më godiste. Unë u shmanga dhe ajo më kapi në këmbë. Jam shumë i sigurt që nuk e kam provokuar dhe as nuk ja ktheva. Ajo kishte një dru shumë të mprehtë sobe dhe më qëlloi në këmbë. E kërkova urdhrin e mbrojtjes, u pajisja me të, por ishte i përgjysmuar dhe nuk kërkova më.

Dava Ndoj: Gjeta më bëri një kurth mua, lufta nisi më 15 janar, kur ai erdhi më rrahu, më shkuli flokët në prani të fëmijëve dhe më mori telefonin nga dora. Lufta mes nesh ka nisur ka 4-5 vite. Luftë ka pasur që kur Gjeta ka nisur lidhjen jashtëmartesore. Nuk ka nisur konflikti pas aksidentit, por për tradhtinë.

E keni akuzuar bashkëshortin për aksidentin?
Dava Ndoj: Jo, asnjëherë. Aksidenti ka ndodhur aksidentalisht dhe nuk është akuzuar kurrë Gjeta për këtë pjesë.

Po konflikti me kunatën?
Dava Ndoj: Më 5 korrik isha me djalin tim në pjesën e ballkonit, në shkallët e shtëpisë. Kunata ime erdhi me dy vajza e djalin, por atë e la në makinë. Ato hynë brenda, më bënë foto dhe ju bëra edhe unë. Unë isha në shtëpinë time, ajo nuk kishte të drejtë të hynte në oborrin e shtëpisë sime dhe të më bënte foto. Në atë moment edhe unë i kam bërë foto. Ata po hidhnin fjalë ofenduese e kërcënuese nga më të ndryshmet ndaj meje. Edhe vjehrri im është i akuzuar, sepse më kërcënon dhe nuk e ka dorëzuar armën. Ma ka drejtuar armën në prani të Gjetës dhe nipit të tij, për një konflikt që kemi pasur me Gjetën më 16 maj 2020. Vajza ime ka dëgjuar një telefonatë, kur ka ardhur policia, vjehrri nuk ka dalë, sepse ka qenë duke prerë gishtat me thikë. Një gisht edhe mund të ja kem prerë unë me dhëmbë.

Flash News

News24 Livestream