Home > Me Zemër të Hapur Lajmet

Rikthehet historia e 10-vjeçarit që vetdorëzua në policinë e Tropojës, “Me zemër të hapur” zbardh detaje të reja nga ngjarja

Rikthehet historia e 10-vjeçarit që vetdorëzua në

Në studion e emisionit "Me Zemër të Hapur" të gazetares Evis Ahmeti u rikthye historia e 10-vjeçarit nga Tropoja, i cili u vetdorëzua në komisariatin e policisë së Tropojës

Zamira Rizvani, nëna e 10-vjecarit:

Unë jetoj në Rroskovec jetoj këtu me fëmijët e tjerë. Djalin e kam takuar herën e fundit dhe më pohoi se donte të kthehej në shtëpi, dua të kthehem tek motrat. Hera e fundit ka qenë muajin e kaluar në gjykatën e Bajram Currit. Aty kur e pyeta fëmijën më tha që dua të kthehem në shtëpi, ishte i mërzitur shumë. Unë dua kujdetarinë e djalit pasi shteti ka vendosur që të rrijë aty deri 18-vjeç. Jashtë ka qenë edhe kunati i cili thirri djalit që të mos kthehej në banesë te mua. Abedini kunati im ka qëllim të marri shtëpinë dhe ti shesi fëmijët , un? nuk kam pasur dëshirë as ta martoj vajz?n e madhe ai  e ka martuar e ka shitur, mori 2000 € për këtë martesë. Atë natë që djali iku në polici, Abedini e mesoi të dor?zohej në polici. Abedini na kërcënon edhe badhkëjetuesin tim , ne duam të kthehemi të jetojmë në Tropojë por Abedini na kërcënon. Unë nuk e kam dhunuar djalin asnjëherë, djali e ka në dor? nëse do kthehet apo jo. Abedini është pis dhe legen dhe ai ka shitur me lekë vajzën time, êshtë trafikant njerëzish.

Abedini, xhaxhai 10-vjecarit:

Fêmija u morë nga shteti, u zhvilluan gjyqet dhe fëmija qëndron në qëndër. Gjyqtari ka qenë i paguar, ata nuk i kanë dalë zot fëmijës. Komisariati dhe gjykata  ketu nuk e ka marrê për bazë denoncimin e fëmijës. Çështja është mbyllur krejt, vendimi djali do qëndroj atje . Zamira është ndihmuar nga të gjithë edhe ajo mohon gjithçka. Unë kam kërkuar djalin në kujdestari sepse nuk kam ambjent të përshtatshëm. E di gjykata e rrethit Bajram Currit pse Zamira nuk është pas hekurave.  Bashkëjetuesi që ka ajo tani e do vetëm për lekë.Ai dhunon fëmijët edhe vajzën e vogël 6-vjece e ka qëlluar me shqelme. Fëmijët janë tê rrezikua ndaj njerkut të vet.

Flash News

News24 Livestream