Home > Me Zemër të Hapur Lajmet
Nga studio e “Me zemër të hapur”, nëna apelon për lirin e të birit nga burgu i Zaharisë

Nuk ka trishtim më të madh për një nënë kur dëgjon lutjet e të birit dhe ndihet e pafuqishme për ta ndihmuar. Kjo është historia e Davës nga Kurbneshi.
Nga burgu i Zaharisë ku qëndron i izoluar që prej gushtit të vitit të kaluar i biri i përgjërohet në telefon që ajo ta lirojë prej aty pasi është duke vdekur. I biri i Davës, Kastrioti është 45 vjeç dhe prej më shumë se 20 vitesh ka shfaqur probleme të shëndetit mendor për të cilat edhe kurohet prej vitesh sistematikisht.
Gushtin e vitit të kaluar ai nuk i mori rregullisht mjekimet dhe pati çekuilibrim në sjellje. Kastrioti dogji disa mullarë me bar në fshatin e tij si edhe tregoi rezistencë ndaj punonjësve të policisë që erdhën për ta prangosur. Në studion e emisionit “Me zemër të hapur” është Dava e cila do të ndajë më publikun këtë histori të trishtë të djalit të saj, por edhe të bëjë një apel për institucionet që i biri të mos rrijë në qeli por në një shtrat spitali ku të mund edhe të kurohet për problemet e tij mendor. Ndiqni rrëfimin e kësaj nëne…
Artikuj të tjerë:
Përplasen dy mjete në Durrës, plagosen katër persona, policia në vendngjarje
Historia e plotë >Ndërron jetë nga COVID-19 efektivi i Burgut të Rrogozhinës
Historia e plotë >
Flash News
22:48 / Slloveni, raportohet rasti i pari i variantit afrikano-jugor
22:47 / Në Kroaci ka shumë raste të variantit anglez të coronavirusit
22:46 / Kroaci, rastet e reja janë dy persona të kthyer nga Zanzibari
22:45 / Regjistrohen rastet e para të variantit afrikano-jugor në Kroaci
22:27 / Uashingtoni: Iu përgjigjëm sulmeve ndaj ushtrisë tonë në Irak
22:26 / Uashingtoni tha se kreu sulme ajrore ndaj milicive në Siri
22:25 / Irani:Sulmet e SHBA në Siri inkurajojnë terrorizmin në rajon
22:18 / Nigeri, në të njëjtën kohë është sulmuar dhe një kamp ushtarak
22:17 / Nigeri, është rrëmbimi i dytë në një shkollë në më pak se 10 ditë
22:16 / Nigeri, të armatosurit rrëmbyen 317 vajza nga shkolla
22:15 / Nigeri, sulm me armë në një shkollë nga një grup i armatosur
22:02 / Shkup, 20 mijë persona janë përgjuar pa vendim gjykate
22:01 / Shkup, Sasho Mijallkov dënohet për përgjim të paligjshëm
22:00 / Shkup, 12 vite burg për ish kreun e Sigurisë Kombëtare
21:32 / Maqedoni e Veriut,102.482 numri i të prekurve me coronavirus