Home > Me Zemër të Hapur Lajmet

“Motra ime dhunohet nga bashkëshorti”, e reja kërkon ndihmë: E fejuan pa dashur, ditën e dasmës zbuloi se burri kishte një gjymtyrë, e tradhton

“Motra ime dhunohet nga bashkëshorti”, e reja kërkon

Dhunë dhe tradhti, sharje dhe ofendime, një martesë me zanafillën e shkuesit që mesa duket ka zhvilluar një kalvar të gjatë problematikash.

Ishte vetëm 18 vjeç kur familja do të binte dakord për të pranuar martesën e saj me shkuesi. Që në hapin e pare të nisjes së një martese u tradhtua nga bashkëshorti.

Sot është 37 vjeç, nënë e dy fëmijëve dhe jeta e saj ka ndryshuar, por ajo që ka mbetur e njëjtë është dhuna dhe tradhtia. Motra e 37-vjeçares që jeton në Greqi ka rrëfyer në emisionin “Me zemër të hapur” të gazetares Evis Ahmeti në News24 kalvarin e gjatë të dhimbjeve si dhe ka një apel për institucionet ligjore. Ajo tha se motra u fejua pa e njohur burrin dhe ditën e dasmës e ka parë që ishte me një gjymtyrë.

“Motra ime ka vuajtur shumë në të gjitha këto vite, ajo ka qenë skllave e familjes së bashkëshortit, ai e ka dhunuar e ka tradhtuar. Në 4 tetor motra ka ditëlindjen dhe atë ditë komshinjtë, disa gra me vajzat e tyre me origjinë greke i kishin organizuar një surprizë ku motra ime është ndier shumë mirë. Bashkëshorti i motrës u tërbua dhe i thotë motrës se njëra nga këto gratë mbledh gra dhe i përdor për prostitucion. Por unë e njoh atë grua ajo është 50 e ca vjeçe, punon dhe ka fëmijë. Është grua shumë e mirë”, tregoi motra e 37-vjeçares.

Ajo foli dhe për martesën e saj dhe problematika të tjera gjatë gjithë jetës. “Motra ime u martua me shkuesi, dikush nga komshinjtë e burrit të motrës e bëri këtë lidhje pasi ky ishte i lidhur me motrën e shkuesit. Motra ime nuk e ka dashur asnjëherë, por aty vendosi nëna edhe babai, edhe kur u fejua motra ka ndenjur dy vjet e fejuar dhe ai nuk e ka marr kurrë në telefon. Ai nuk ka sjell asnjë lekë as atëherë pasi dhe dasmën ia bënë njerëzit e tij. Ajo ka qenë vetëm 17 vjeçe kur u fejua dhe 19 u martua. Nga rrethi miqësor i burrit të motrës na u rrëfye që ky ka lidhje me një fqinjë. Por ditën e dasmës motra pësoi tronditjen më të madhe pasi bashkëshorti kishte vetëm një gjymtyrë, por prapë ai ka qeshur dhe si ka bërë përshtypje. Ai e ka tradhtuar me fqinjën dhe vazhdon të jetë një pijanec gjatë gjithë kohës”, tha e motra e të dhunuarës. Ajo kërkoi ndihmë dhe zgjidhje për motrën e saj që prej vitesh vuan nga dhuna.

Flash News

News24 Livestream