Home > Me Zemër të Hapur Lajmet

Mori pjesë në mitingun e kryedemokratit Basha, 50-vjeçari zhduket pa gjurmë prej disa javësh, e ëma apel të fortë në emisionin “Me zemër të hapur”

Mori pjesë në mitingun e kryedemokratit Basha, 50-vjeçari

Orë ankthi, me një pikpyetje që i gryen zemrën ka përjetuar prej 12 ditësh 72 vjeçarja Tefta Shabanaj. Me lot në sy dhe e pa shpresë ajo ka vetëm një lutje që djali i saj të jetë gjallë dhe ta kontaktojë. Pasditen e 21 prillit ajo së bashku me të birin Arjanin dolën nga shtëpia për të ndjekur një miting politik të organizuar nga Partia Demokratike dhe prej aty nuk e pa më. Ajo e telefonoi por pas disa zilesh telefonata u mbyll. E moshuara shkoi edhe në polici por as uniformat blu skanë asnjë pistë për zhdukjen e 50 vjeçarit. I divorcuar prej më shumë se 20 vitesh, me profesion kuzhinier 50 vjeçari nihej si një njeri i qetë dhe pa konflikte. Ai u largua më 21 prill me 100 lek në xhep dhe veshur me tuta. Ky është edhe pengu më i madhi të ëmës e cila ngre pikpyetje për fatin e tij. Dëshmitarët i kanë thënë se ai u largua nga Selenica drejt Vlorës me një makinë. Kush e mori 50 vjeçarin dhe e zhduku pa gjurmë? Çfarë dyshon nëna e tij? Ndiqni emisionin…

Evis Ahmeti: Çfarë ndodhi në 21 prill?

Na thanë se do vinte Z. Lulzim Basha. E pritëm që në mëngjes, por edhi në darkë.  Hëngrëm bukë dhe djali u vesh si dhëndër. I thashë u bëre si ministër dhe u ndrrua. U vesh me tuta të grisura dhe doli. Më mori 3 mijë lekë të vjetra. Më tha më vjen zor të dal pa lek. Shkuam me gjitonët në miting.  Kishte dalë 300 metra para Lulzim Bashës i kishte thënë jam shef kuzhine dhe djalë i një ish të përndjekuri. Pasi mbaroi mitngu unë më njerëz të fshatit erdha në shtëpi, por djali nuk erdhi. Rashë të flija dhe i telefonova djalit. Telefoni nuk u hap. Aty u shqetësova.  Dola ta kërkoja.  Pashë të njohur dhe një polic dhe e pyeta për djalin. U thashë njoftoni policinë të kontrollojnë makinat. Ata e morën me shaka se më thanë nuk humb burri 50 vjeç.  Më thanë të njohurit e morën në makinë. Kur u mbushën 24 orë  shkova bëra denoncim. Djali tjetër me tha mos ki merk se mbase e ndjek Lulzim Bashën edhe në mitingun tjetër, por unë nuk besova. Kam ditë që pres të vijë po nuk erdhi. Më mori policia në telefon a të erdhi djali.. U thashë unë pres nga ju të më thoni. Një nga policët më tha ske turp që kërkon djalin se atë se prek as miza e dheut se është njeri i dashur dhe i mirë.

Evis Ahmeti: Çfarë dyshoni ju si nënë?

Kush është makina që e mori? Kush ishin ata që e morën? këto dyshime kam. Kam shpresë mos e ka marrë ndonjë kosovar ose maqedonas për punë.

Evis Ahmeti: Çfarë ka bërë Arjani 6 muajt e fundit?

Para 6 muajsh i erdhi një fletë nga gjermania për të punuar. I tanë do i prisnin biletën dhe do e merrnin. Mori 2 mijë euro dhe iku në gjermani në një lokal turk. i tha do punosh 12 orë në ditë dhe do paguhesh 1 mijë euro. djali nuk ra dakort dhe u kthye. Pati oferta edhe në Itami.

Evis Ahmeti: Pse e përjashton mundësinë që ai mund të ketë nisur punë?

E përjashtoj sepse ska asnjë dokument me vete.

Evis Ahmeti: E ke parë të shqetësuar?

Këndonte gjithë ditën. Nuk ishte i mërzitur. As është grindur as është zënë me njeri. Kohët e fundit bashkëjetoi me një zonjë, por ajo u sëmur nga virusi dhe u ndanë me mirëkuptim. 

Evis Ahmeti: Prej sa kohësh është shkëputur nga kjo marrëdhënie?

Ka 2 ose 3 muaj. E telefonova dhe më tha arjani ka 1 muaj që nuk më telefonon. Kam shkuar edh në spitale por më kanë thënë nuk ka Arjan Shabani.

Evis Ahmeti: Është larguar më parë?

Jo asnjëherë pa adresë. Mund të mos më telefononte disa ditë por unë e dija ku ishte.

News24 Livestream