Home > Me Zemër të Hapur Lajmet
“Me zemër të hapur”/ U vra nga burri ish-polic në prani të djalit, zbardhen detaje të reja nga ekzekutimi i Liljana Buzos në Elbasan

Në studion e emisionit me "Zemër të Hapur" të gazetares Evis Ahmeti, u trajtua ekzekutimi i Liljana Buzo
Osman Jazo, dëshmitar në ngjarje:
"Unë aty gati 150 m kam zyrën time të avokatisë ku punoj me një koleg timin. Unë pashë se po ndodhte një konflikt mes 3 personave dhe të shtrirë në tokë një person. Vrapova menjëherë në vend ngjarje, pash që dy çuna të rinj po përlesheshin me një burr, kur e pash e njoha se kush ishte. Aty ishte një polic i cili pash se ishte rrëzuar në tokë, e mora dhe e largova diku më larg, kur u afrova përsëri në ngjarje, pashë që i kishte rënë arma në tokë. E mora armën por nuk e mbusha me fishekë në gryk, pasi vet profesioni im si ish oficer dija mirë ta përdorja.
Në pjesën e parë të ngjarjes unë nuk konstatova ndërsa pjesa e dytë ishte përsëri e rëndë pasi unë po shikoja që fëmijët po thërrisnin "O Ma, o Ma" Unë kam bërë neutralizimin e armës së autorit, pasi nëse nuk do bëhej mund të ndodhte gjithçka. Njëri nga djemt kishte kapur automatikun e të atit dhe po kacafyten, unë menjëherë jam afruar dhe i kam hequr armën edhe Kocos edhe djalit, madje thikën ai e hodhi disa metra më tutje. Unë autorin e vrasjes kam vite që e njohë, kemi punuar të dy në polici, kam qenë drejtues, Koco ka qenë në rolin e policit bazê. Unë nuk e kam ditur dhe njohur si njeri problematik, kishte ardhur para një muaji për problemin me të ndjerën, por situata nuk ishte kaq e rënduar, madje ai ka punuar si roje sigurie te gjykata. Unë jam shokuar sepse nuk ma kishte dhënë këtë përshtypje si njeri problematik.Ky veprim është më shumë sesa i rëndë, por derisa unë nuk e kam njohur familjen e tij nuk mund të jap dot mendim. Sigurisht që veprimi i tij është i paprecedent, ky është veprim jashtë çdo norme.
Unë kontaktet me autorin nuk i kam pasur të shpeshta, por kontakti i fundit ka qenë para një muaji, ai dukej i shqetësuar por që nuk e dija se ishin kështu rrethanat. Ka kohë që është larguar nga detyra, ai ishte polic bazë siç e thashë, por mund të them se po të ishte kaq problematik duhet të ishin marrë masat".
Artikuj të tjerë:
Flash News
18:13 / Boçi: Alibeaj me veprimet e tij ka dëmtuar interesin e demokratëve
18:12 / Luçiano Boçi: Alibeaj po kërkon të vulosë përçarjen
18:11 / Boçi: Grupin Parlamentar e thërret Kryesia jo një deputet
18:10 / Boçi: Alibeaj kërkon të sanksionojë përçarjen e Grupit të PD
18:09 / Presidenti i ri, Boçi: Alibeaj thirrjen nuk e ka seriozisht dhe sinqerisht
18:08 / Boçi: Një i shkarkuar, s'mund të vendosë kushte