Home > Me Zemër të Hapur Lajmet

“Më thoshte s’më përmbush e shkonte me femra” çifti përballet LIVE, burri: Kishe mendje të bridhje!

“Më thoshte s’më përmbush e shkonte me femra”

Emisioni “Me zemër të hapur” i gazetares Evis Ahmeti në News24 i kushton një rëndësi të madhe problemeve sociale në familje, por sidomos rasteve të divorcit të cilat gjithmonë lënë gjurmë të thella sidomos në çiftet që kanë fëmijë.

Sot në studio ka qenë një 32-vjeçare e cila është martuar nga familja 16 vjeçe. Pas vite të tëra dhune, tradhtish dhe presioni ajo divorcohet dhe mban e vetme 3 fëmijë ku më i madhi është me spektër autik.

Sikur të mos mjaftonte fëmija autik dhe vajza e saj kanë ardhur në jetë kur prindërit e tyre ende nuk e kishin kryer martesën ligjore dhe jetonin jashtë vendit. Kështu 2 fëmijët e çiftit janë të paregjistruar në gjendje civile dhe për ta gjykata nuk ka kërkuar pension ushqimor nga babi.

Evis Ahmeti: Pse u martove 16 vjeç?
Nëna na la kur unë isha 7 vjeç. U nda me babain se nuk shkonin mirë dhe mua më ka rritur babai deri në moshën 16-vjeçare pastaj më martoi. Mami dhe babi kishin diferencë 20 vjet. Nuk na thanë kurrë motivet e ndarjes së tyre. Jetova një jetë të vështirë sepse jetoja me 3 burra. Isha si një nënë në shtëpi megjithëse isha shumë e vogël prandaj mendova të martohem.

Si je trajtuar?
Babai më ka ndihmuar sa ka pasur mundësi. Bëra vetëm 8-vjeçaren dhe pastaj bëja punët e shtëpisë me bagëtitë e me larjet e rrobave.

Kur vendosa të martohesha babai nuk e donte se kërkonte një rast më të mirë për mua. Burri më pa në një foto timen që kishte mami dhe më pëlqeu pastaj më kërkoi për nuse. Më premtoi shumë gjëra. Jetova 1 vit me prindërit e tij por nuk shkova mirë. Ika tek ai në Greqi, por ai ishte i alkoolizuar. Punonim në një stan. Unë nuk mora asnjë pagesë nga kjo punë.

Pse nuk e bëtë celebrimin edhe pse u bëtë prindër?
Sepse ne nuk ishim të kujdesshëm dhe u dogjën afatet e regjistrimit të fëmijëve. Ne ishim pa dokumente. U fut pronari në spital tha është punëtorja ime është ilegale. Burri ka pasur në fillim dokumente, por ngaqë ishte neglizhent i dogji.

Në aktin e lindjes shënohen vetëm që ka lindur një bebe dhe është vendosur mbiemri im. Për atësinë thuhet nuk dihet.

Po vajzën pse nuk e regjistruat?
Rrija mbyllur s’kisha ku të merresha me këtë çështje. Ai më thoshte rri në shtëpi. Më thoshte nëse shkon denoncon do të arrestojnë e do të marrin fëmijët.

Po nëna pse s’të përkrahu?
Më thoshte mos e ndaj se është turp.

Kur u celebruat?
Dy vjet e gjysmë pasi linda vajzën. Pra pas 7 vitesh martesë.

Kur ndodhi divorci?
Kur e denoncova për dhunë në polici në Shqipëri. Mora edhe urdhër mbrojtje, e larguan nga shtëpia dhe të rrinte 100 m larg.

BABAI
Ndërkohë në një lidhje ‘live’ nga Greqia, bashkëshorti mohoi se ka ushtruar dhunë ndaj gruas dhe tha se nuk do t’i lërë fëmijët.

“Unë nuk kam ushtruar dhunë. Asaj s’ia ka fajin burri dhe as fëmijët që po i merr në qafë. Kam 2 vite në Greqi po punoj. Unë nuk i lë fëmijët që t’i marrë ajo nga bredh. Fëmijët do t’i marr. Sa erdhi në Greqi ajo bredh për t’u ndarë”, tha i shoqi.

Flash News

News24 Livestream