Home > Me Zemër të Hapur Lajmet

Konflikt fizik në familjen Picari pas prishjes së fejesës së motrës, i vëllai: Nuk i afrohem dot, më qëllojnë me gurë

Konflikt fizik në familjen Picari pas prishjes së fejesës së

Në studion e emisionit me "Zemër të Hapur" të gazetares Evis Ahmeti u trajtua historia e konfliktit fizik mes pjestarëve të familjes "Picari" nga Vora

Agimi: Kam vuajtur shumë, pasi u rritëm 10-fëmijë unë kam qenë zot i familjes sepse kam dy vëllezër të sëmurë me probleme të shëndetit mendor. Shtëpia u shit e vjetra dhe unë ika në emigrim bëra ca të ardhura dhe fillova të ndërtoja shtëpinë në një pronë që unë bleva në Vorë.Unë kam qenë ai që e kam blerë gjakun asaj motre unë kam investuar e kam mbajtur e kam mbështetur. Motra tjetër është shkaktarja

Bashkëshortja e Agimit: Jam martuar me Agimin në vitin 99-të. Kur kam mbrritur në atë familje shumë e vuajtur me shumë probleme. Unë dhe Agimi u larguam menjêherë në Greqi, ne punuam dhe ndërtuam jetën atje. U kthyem dhe ndërtuam shtëpinë ku sot është nëna dhe motra e Agimit e cila na akuzon sot për dhunë fizike. Unë nuk e kam dhunuar kurrë askënd.

Djali i tezes së Agimit: Mos e nxirr nënën jashtë, sepse ajo është nëna jote, ki kujdes kur vepron me nënën. Shtëpinë e ka mdërtuar Agimi dhe ai e di mirë që unë e dua shumë dhe e respektoj.

Lindita motra e Agimit: Agimi kur u fejua Elisabeta shkoi në fshat edhe e pa që ajo po vuante dhe ai i qau hallin. E mori në shtëpinë e tij por tani nuk do ti dali më zot. Fejesa e Elisabetës e bëri mamaja, por Agimi kur shkoi në shtëpinë e saj e pa në çfarë kushtesh ishte dhe e mori duke i dal zot. Kur është bërë shtêpia dy katëshe dhe ka qënë babai gjallë kur u ndërtua kati i parë.

Flash News

News24 Livestream