Home > Me Zemër të Hapur Lajmet

“Kam 2 vite që nuk i takoj”, 34-vjeçarja me lot: Ish-burri m’i mori fëmijët, djalin e madh e kam të sëmurë

“Kam 2 vite që nuk i takoj”, 34-vjeçarja me lot:

Lot që nuk thahen në sy. Mall për të ndjerë aromën e fëmijëve. Kjo është historia e një 34-vjeçareje që ishte sot pjesë e emisionit “Me zemër të hapur” i gazetares Evis Ahmeti në News24 ku rrëfeu historinë e divorcit dhe ndarjen nga 2 djemtë e saj të cilët nuk i takon dot. Dhunë, shantazh dhe kërcënime ndaj saj dhe fëmijëve derisa ndodhi divorci.

Me zemër në dorë 34-vjeçarja ka trokitur në polici e përmbarim për të takuar fëmijët sipas grafikut të dhënë nga gjykata, por nuk ka gjetur zgjidhje. Kur shkon për të takuar fëmijët në dyert e shtëpisë që dikur ka qenë e saj përballet me sharje dhe ofendime.

Evis Ahmeti: Si je njohur me bashkëshortin?
Në 2006 jam njohur me shkuesi nga daja. Solli bashkëshortin në shtëpi e më tha ky është burri yt. Isha 19 vjeç. Isha jetime, më kishte vdekur babai. Vendimmarrjen në jetën time e kishte daja. Ai më tha është i përshtatshëm për mua. Nuk e kam dashur, por u detyrova ta pranoj.

Çfarë nuk funksionoi?
Ai kërkoi të ndahemi se nuk shkonim mirë. Ndërhynte vjehrra se nuk donte që ne t’i mbanim lekët vetë, por t’i dorëzonim tek ta. Në fillim jetonim në Greqi dhe shkonim shumë mirë. Pastaj u kthyem sepse vjehrra u sëmur. Pastaj nisën xhelozitë, s’më linte të shkoja tek mami. Unë dhunohesha për shkak të xhelozisë. Ai dyshonte se e tradhtoja.

Pse nuk e denoncoje?
Sepse nuk doja ta prishja familjen. Divorci erdhi pas një audioje qe një shoqja ime  më bëri me një punonjës të bashkisë që i kërkova ndihmë për të hapur një dyqan. Ai me tha ti nuk meriton të punosh. Ai e interpretoi ndryshe.

Gjykata t’i la ty fëmijët?
Shkalla e parë po. I kisha unë fëmijët, por ata e takonin të atin pothuajse përditë unë nuk i pengoja.

Pse iu drejtua ai gjykatës?
Kërkoi fëmijën e madh. Fëmija ishte i shqetësuar nuk flinte. Një dite kishte ikur dhe nga shkolla. E gjeta në polici. Mendova mos kishte bërë sherr. Qëndroi 7 orë e gjysmë duke u pyetur në polici. E kishin pyetur a të rreh mami, djali kishte thënë jo, por avokati i burrit i kishte thënë thuaj po. Psikologia e mësonte çfarë do të thoshte djali. E ndiqte dhe në shkollë dhe i thoshte thuaj si të them unë ose ti e di mirë çfarë do t’i bëjë babi mamit.

Kam 2 vite s’i takoj fëmijët. As në fundjavë s’i takoj se i ati thotë erdhi kjo të rrahë fëmijët. Me polici i kam takuar. Djalin e madh e kam të sëmurë nuk di ç’bëhet për të, a i bën analizat apo jo.

Flash News

News24 Livestream