Home > Me Zemër të Hapur Lajmet

Ka lindur me një gjymtim fizik, 12-vjeçarja rrëfehet tek “Me zemër të hapur”: Ndihem e paragjykuar, mësuesi në klasë më ofendoi përpara të gjithëve!

Ka lindur me një gjymtim fizik, 12-vjeçarja rrëfehet tek

Në studion e emisionit "Me Zemër të Hapur" të gazetares Evis Ahmeti, u trajtua e një 12-vjeçareje që ndihet e paragjykuar në përditshmërinë e saj për shkak të një defekti fizik të lindur. Ajo ruan anonimatin gjatë rrëfimit, teksa tregon detaje të rënda nga opinioni në shkollë, tek paragjykimi i një mësuesi, etj.

Ishte vetëm 12 vjeç kur mësoi një të vërtetë që do t’i ndryshonte jetën. Vështirësia në të vrapuar dhe ecja në një mënyrë jo korrekte nuk i vinin nga pesha por nga një deformim që në lindje të legenit dhe për korrigjimin e tij duhej t’i nënshtrohej një operacioni të rrezikshëm dhe të kushtueshëm. Kjo është historia e një 28 vjeçareje nga një fshat i Elbasanit. Ajo është fëmija i tetë i familjes dhe për pasiguritë që ofronte operacioni dhe koston e lartë ajo nuk e kreu dhe u pajtua me gjendjen e saj. Por, më e vështira erdhi më pas ku në bankat e shkollës dhe në shoqëri ajo do të paragjykohej dhe do të shihej me një sy kritikues. Por gjithë paragjykimet e hedhur ndaj saj vajza nuk i lejoi ta shtypin, por i shndëroi në forcë dhe ndoqi ëndrrën e saj për tu bërë mësuese. Sot ajo është diplomuar dhe është në pritje për të nisur punë.

Intervista në studion e “Me zemër të hapur”:

Evis Ahmeti: Pse zgjodhe sot të jesh anonime në këtë rrëfim?

Sepse jam shumë e paragjykuar dhe besoj se dalja në studio do shtohej.

Evis Ahmeti: Si e more guximin të vije këtu?

Isha një natë shumë e mërzitur dhe i shkrova faqes së Emisionit. Ka ndodhur para 3 muajsh. Më kontaktoi gazetarëve dhe erdha.

Evis Ahmeti: Kur je ndjerë shumë e paragjykuar?

Familja më ka mbështetur gjithmonë. por në shkollë më kanë paragjykuar shumë, madje dhe mësuesit. Rasti më i keq ishte nga një mësues histori gjografie. Doja të ngrihesha në mësim të flisja për Luftën e Dytë Botërore dhe mësuesi më tha ti nuk ke rregulluar veten jo më të flasësh për luftën. Jam ndjerë shumë keq.

Evis Ahmeti: Çfarë ndodhi më pas?

Kam ikur nga klasa duke qarë. Shokët një pjesë më dolën në mbrojtje ndërsa të tjerët heshtën. E vuajta por nuk ua tregova prindërve.

Evis Ahmeti: Nëse ai mësues të shikon çfarë do i thoje?

Do i thoja që pavarësisht çfarë tha ai unë ia dola përsa i përket arsimimit. Ndoqa endrrën time dhe i mbarova studimet për mësuesi.  Ai nuk më jepte asnjëherë notën që unë meritoja. Unë nuk e merrja më guximin të ngrija dorën për tu ngritur në mësim. Bëja vetëm provime me shkrim. Ky mësues na jepte dhe edukate qytetare dhe më vinte 6 ndërkohë që unë merrja 9 në matematikë.

Evis Ahmeti: Kur u zbulua problemi yt fizik?

Erdhi një staf mjekësor në shkollë ishin gjermanë dhe më panë që ecja jo mirë. Njoftuan drejtorin dhe ai prindërit. Më pas shkova tek ortopedi në Elbasan dhe ai më tha që duhet të bëja një operacion për protezë tek legeni. Operacioni kushtonte dhe duhej të përsëritej cdo 15 vite.  Familja nuk kishte mundësi ta përballonte dhe nuk e kryeva operacionin. Atëherë isha fëmije nuk i kuptoja shumë mirë gjërat. vetëm nuk ndihesha mirë kur ma përmendnin boshkëmoshatarët të cilët nisën të më paragjykonin. një pjesë e hoqërisë më larguan. me rritjen problemi fizik eshtë bërë më i madh dhe më i dukshëm. Tani ëndërr kam ta bëj operacionin të më përmirësohet ecja.

Flash News

News24 Livestream