Home > Me Zemër të Hapur Lajmet

“Jam vajzë e burgosur në trupin e një djali”, jeta mes paragjykimeve, 24-vjeçari rrëfehet për orientimin e tij seksual në “Me zemër të hapur”

“Jam vajzë e burgosur në trupin e një djali”, jeta

Në studion e emisionit "Me Zemër të Hapur" të gazetares Evis Ahmeti, u trajtua historia e orientimit seksual të një 24-vjeçari.

“Jam vajzë e burgosur në trupin e një djali”, kjo është klithma e një brenge që shqetëson një 24-vjeçar prej vitesh. Në adoleshencë kuptoi se vajzat mund t’i kishte vetëm shoqe dhe asgjë më shumë pasi dëshirat seksuale ia nxisnin vetëm djemtë. Pasi përjetoi nje histori dashurie me një djalë u bind plotësisht për orientimin e tij seksual. Dëshira për të jetuar hapur preferencat e tij seksuale dhe te vvishet dhe te sillet si vajzë është e madhe, por pesha e paragjykimit e shtyp. Megjithëse jeton në një shtet europian, i riu nga Pogradeci sërish i druhet paragjykimeve dhe homofobisë. Ka dashur të flasë hapur me prindërit e tij por ata i kanë thënë se në rast se vijon këtë sjellje do ta mohojnë si fëmijën e tyre.

Ndiqni në emisionin “Me zemër të hapur” rrëfimin 24 vjecarit që tregon për herë të parë të pathënat e tij që i ka kyçur brenda vetes prej vitesh.

Intervista:

Evis Ahmeti: Kur i kuptove dëshirat e tua seksuale?

Kur isha 17 vjeç, kam parë rastësisht nje djalë dhe ndjeva dëshirë për të dhe ia shpreha.

Evis Ahmeti: Si ka qenë fëmijëria jote?

13 vjeç kam qenë në Shqipëri. Jam rritur në një familje konservatore që nuk më mbështetin. Babai më ka thënë nëse vazhdon të jesh kështu nuk do jesh djali im.

Evis Ahmeti: Si është veshja jote?

Fshehur familjes vesh fustane bëj dhe make up. Kur kisha të dashurin dilja dhe në disko.

Evis Ahmeti: Çfarë qëndrimi mbanin nëna dhe motra për orientimin tënd seksual?

E kanë kuptuar, por nuk më mbështesin më thonë nuk do të të mbajmë më në shtëpi. I shqetësonte sjellja ime sepse thonë jemi familje e rëndësishme. Prandaj kam heshtur dhe familja ime nuk e di. Ndërsa, vëllai me tha bëj me jetën tënde shfarë të duash por nis jetën më vete në një shtëpi tjetër.

Evis Ahmeti: Si të duket ambienti në Shqipëri?

Është edhe më keq. Më preku shumë rasti që u dhunua një antar i komun itetit LGBT. Shteti të vërë dorë. Ai person si bënte keq askujt.

Evis Ahmeti: Ke pasur ndonjë marrëdhënie?

Kam qenë në një lidhje me një italian. Kam qenë 3 vite me të. Në fillim ishte mirë. Pastaj ai përdori drogë ishte i dhunshëm me mua dhe më përdhunoi. E kam denoncuar në polici. Me të jam ndarë në prill të këtij viti dhe uroj ta rimëkëmb veten dhe të gjej një të dashur tjetër.

Evis Ahmeti: Ke marrë asistencë psikologjike?

Po kam marrë ndihmë në Romë. Tani dua të nis një marrëdhënie tjetër. Këtu në Shqipëri kam frikë ta them orientimin tim sepse këtu njerëzit janë të dhunshëm. Rri i ndrojtur sepse më preku shumë rasti i dhunimit të një personi si unë disa ditë më parë. Nuk hapem me njeri. I mbaj të gjitha gjërat për vete.  kur shkoj në Pogradec tek gjyshi dal i shoqëruar sepse kam frikë.  Njerëzit janë shumë agresiv këtu. Kam frikë sepse mendoj po sikur të përballem me shtatë meshkuj që si pranojnë të rinjtë si unë dhe më bëjnë të vdekur.

Flash News

News24 Livestream