Home > Me Zemër të Hapur Lajmet

I zhdukur prej dy ditësh, pas thirrjeve në emisionin “Me zemër të hapur”, gjendet në Sarandë 12-vjeçari. Babai në lot: Sa më erdhi informacioni

I zhdukur prej dy ditësh, pas thirrjeve në emisionin “Me

Gjendet pas dy ditësh 12-vjeçari i zhdukur nga Durrës. I mituri ishte larguar prej dy ditësh nga banesa, teksa sot emisioni “Me zemër të hapur” në News24 i gazetares Evis Ahmeti i është kushtuar plotësisht kërkimeve për 12-vjeçarin. pas thirrjeve të babait të tij Gazmendit, 12-vjeçari është gjetur në Sarandë.

Babai tha në një lidhje telefonike se sapo e kishte marrë informacionin, teksa në rrugë për në Sarandë, ai nuk i ka mbajtur dot lotët.

“Motra sa më erdhi një informacion, e kanë gjetur djalin. Unë tani jam në Fier, rrugës për në Sarandë. Faleminderit shumë të gjithëve, faleminderit ju, faleminderit Policisë së Shtetit”, tha babai.

Edhe shefi i policisë së Sarandës Syrja Bellaj konfirmoi gjetjen e djalit.
“Është në gjendje të mirë, po shoqërohet në Komisariat për t’u intervistuar dhe për të mësuar se çfarë ka ndodhur. Është vetëm djali”, tha ai.

Ka qenë babai i tij, i cili ka apeluar ndihmë nëpërmjet rrjeteve sociale dhe ka deklaruar se djali 12-vjeçar është larguar nga banesa pa asnjë njoftim. Mes lotësh dhe dhimbjes babai i 12-vjeçarit ka rrëfyer se ka ndodhur edhe herë të tjera largimi i tij nga banesa, por që nuk ka tentuar kurrë që të mos kthehej.

Flash News

News24 Livestream