Home > Me Zemër të Hapur Lajmet

“I thashë motrës ‘mos u kthe në shtëpi se është kurth’”, vëllai i viktimës në Divjakë: U luta në polici për denoncimin, s’ma pranuan

“I thashë motrës ‘mos u kthe në shtëpi se

Kelmend Muça, vëllai i Fëllënxa Rrasës, e cila u vra mbrëmjen e së shtunës nga bashkëshorti i saj dhe më pas ai u vetëvra, ka treguar të tjera detaje tragjike nga krimi.

Në një lidhje skype për emisionin ‘Me zemër të hapur’ në ‘News24’ ai tregoi se kishte shkuar në polici për të bërë denoncimin për kunatin e tij, pasi kishte marrë vesh që ky i fundit po kërkonte fishekët e çiftes.

Madje ai tha se policia e Divjakës nuk e kishte pranuar denoncimin. Ndër të tjera ai tregoi edhe një bisedë nga telefonata që kishte bërë me të motrën dhe nënën e tij, ku i ishte shprehur që mos të kthehej në shtëpinë e saj, pasi ishte një kurth.

“E morëm vesh që kishte armë kur më mori Hekurani në telefon dhe më kërkou fishekët. I thash që ‘nuk jam në shtëpi’. I thash motrës që; ‘ky kërkon fishekët, ikim në polici’. Doja të merrja dhe motrën, por ajo nuk erdhi se kishte frikë për djalin. Ajo nuk erdhi. Unë shkova në polici, në Divjakë. Shkova dhe pyeta; ‘dua të bëj denoncim’. Tregova që kunati kishte një armë në shtëpi dhe doja të bëj denoncimin. Fola jashtë në dera dhe ua tregova të gjitha. U thashë se mund të ndodhte vrasje. u thashë Hekurani nuk është më i sigurt. u thashë hajde merrni armën. por policët më thanë e njohim Hekuranin nuk është i tillë. Fëllënza trembej dhe mos të bënte denoncimin, se s’do i linte djalin më. Iu luta për të marrë denoncimin, por nuk ma morën. Kur djali erdhi, unë i thash mos të ikte. Fola të enjten me nënën dhe motrën, i thashë; ‘Mos ik, është kurth’. Ishte e paralajmëruar si ngjarje. I pari që duhej ta parandalonte ishte Brahimi, i vëllai i autorit. Pastaj, policia, e cila do duhej t’i ofronte. Leonardi e di që ka dajën, është në zemrën time. Leonardi është fëmija i motrës time, e ka bërë ajo.”, pohoi Klemendi.

Flash News

News24 Livestream