Home > Me Zemër të Hapur Lajmet

I mori një shumë parash, 67-vjeçarja denoncon ish të dashurin: Ky më turpëroi, më dhunoi! Ka zhvatur edhe gocën e vetë

I mori një shumë parash, 67-vjeçarja denoncon ish të

Në studion e emisionit me "Zemër të Hapur" të gazetares Evis Ahmeti, u trajtua historia e një 67-vjeçareje, e cila denoncoi ish të dashurin pasi i mori një shumë parash dhe nuk ja ktheu kurrë.

67-vjeçarja: Ky person më ka pas njohur që në moshën 15-vjecare, më ndiqte dhe me vëzhgonte rregullisht. Asaj kohe un? isha fejuar dhe familja ime më kishte fejuar. Ky vazhdonte të më ndiqte dhe ky pas nja 4 vitesh martesë e takoj në një rrugë ku unëpo prisja makinen per të shkuar në Tiranë, ky kalon dhe më thotë që eja se andej e kam rrugën. E mbaja mend këtë person dhe filluam të kishim një marrdhënie me këtë person dhe filluam të hapnim një biznes me fruta perime ku pjesë ai bëri pjesë edhe motrën time. Atherë i pata dhënë 100 mijë lekë këtij ne 1996. Ai ishte me familje kishte grua dhe fëmijë. Edhe unë kisha familje dhe fëmijë kur ne nisëm lidhjen, gruaja e tij e dinte që ai kishte një të dashur që isha unë. Fëmijët e mi e morën vesh që kisha një lidhje me këtë person, ai më torturonte më mbante në punë dhe më detyronte të qëndroja larg banesës time. Familja ime e mori vesh se unë nuk shkoja në shtëpi ai nuk më lejonte.Kur e mori vesh burri fëmijët më rrahën më torturuan komplet. Ai më mashtroi dhe më pohonte qëdo më merrte për grua, mirpo djemt e mi më rrahën më dhunuan. Mirpo edhe pse unë u dhunova vazhdova lidhjen me të . Burri nuk donte të më ndante edhe pse e mori vesh. Djemt e mi nuk e pranuan dot tradhtinë dhe ne u divorcuam në 2004. Unë u largova nga shtëpia sepse burri mori çiften të më vriste. Jam penduar për atë që ndodhi, jam penduar edhe në sy të tij, pasi unë jetoj vetëm sot pa asnjë nuk më do askush as fëmijët as nipat as mbesat.Ky jo vetëm më turpëroi apo dhunoi, por më mori rreth 26 miljon lekë të vjetra. Ky jo vetëm mua por edhe dhëndrrit i mori edhe 11 miljon të vjetra dhe i ktheu vetëm 8 miljon, ai edhe gocën e vet e ka zhvatur. Ai pretendon se mi ka dhënë, pasi më ka blerë një objekt që është 32 m katror..

Ish-Dashuri: Ajo mashtron nuk i kam lekë borxh asaj, ja kam shlyer të gjitha, ajo mashtron dhe gënjen, kam letra dhe dokumenta dhe mund të vini ti shikoni, kam edhe një dëshmitar. Zonjën e kam pasur shoqe jo të dashur, nuk di pse e ka shkatrruar familjen e saj, unë jam i pastër. Një njeriu im është dëshmitar, që e ka vërtetuar këtë gjë. Më lini rehat pyesni atë që keni në studio, ajo ka 10-vjet që nuk punon unë e mbaj edhe me doktorr të gjitha pagesat.

Flash News

News24 Livestream