Home > Me Zemër të Hapur Lajmet
Humbi jetën tragjikisht në aksident, ditari i Anastasisë para se të vinte në Shqipëri: Ah sa e lumtur jam!

Ky është një prej kujtimeve më të forta që tashmë gjyshërit dhe familjarët e tjerë do të kenë prej saj. Bëhet fjalë për ditarin e Anastasias së vogël, 14-vjeçarja e cila humbi jetën tragjikisht në një aksident, bashkë me prindërit dhe motrën.
Në emisionin “Me Zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti, në News24, u lexuan pjesë të reja nga ditari i 14-vjeçares, e cila përmend udhëtimin drejt Shqipërisë, si dhe gjendjen shëndetësore të babait apo gatimet e nënës.
“I dashur ditari im, sot data shënon 15 dhe behari ka ardhur. Do të shkojmë për një muaj në Shqipëri, ah sa e lumtur jam. Dëshiroj që kur të shkoj në Shqipëri të dal dhe të blej shumë gjëra, babi do na blejë dhe një tabletë, por nuk e di nëse do e blejë, pasi babi e mami nuk kanë shumë lekë. Sot u mërzita shumë, pasi babi është sëmurë dhe mjeku i ka dhënë të pijë nga dy kokrra ilaçe. Sot hëngra një drekë të mrekullueshme, pasi gatimet nga duart e mamit tim janë më të mirat në botë”, shkruante Anastasia para aksidentit tragjik.
Artikuj të tjerë:
Flash News
18:07 / Boçi: Grupin Parlamentar e thërret Kryesia jo një deputet
18:07 / Boçi: Alibeaj kërkon të sanksionojë përçarjen e Grupit të PD
18:07 / Presidenti i ri, Boçi: Alibeaj thirrjen nuk e ka seriozisht dhe sinqerisht
18:07 / Boçi: Një i shkarkuar, s'mund të vendosë kushte
18:07 / Boçi: Alibeaj sekser, Rama mendon se i vendos kushte PD
17:47 / Integrimi, Rama: CDU vlerëson Shqipërinë në këtë fazë