Home > Me Zemër të Hapur Lajmet
Historia tronditëse/ Vajza iu abuzua seksualisht, nëna rrëfen ngjarjen tek emisioni "Me Zemër të Hapur"

Gushti i vitit të kaluar do të mbetet gjatë në kujtesën e 40 vjeçares, e cila ishte pjesë e emisionit “Me Zemër të Hapur” në News24, të gazetares Evis Ahmeti. Një vit më parë ajo zbuloi se e bija vetëm 17 vjeç kishte rënë pre e një rrjeti prostitucioni dhe droge dhe kur tentoi të dilte prej andej u kërcënua me jetën e saj dhe të familjes. Megjithatë 40 vjeçarja nuk u step. Ajo vetë ka qenë preh e abuzimeve seksuiale kur ka qenë sa mosha e të bijës prandaj e kupton sa i rëndësishëm është guximi për të thënë jo. Fajtorët për këtë krim ndaj adoleshentes ishin një çift bashkëshortës që i ishin afruar familjes si miq për tu kthyer më vonë në makthin e tyre më të madh. Sot ata janë pas hekurash dhe po gjykohen nga gjykata e tiranës, ndërsa e mitura vijon të mbahet në një qnendër ku po merr trajtim.
Nëna: Kemi vuajtur shumë. Pasi vajza iku ne qendër kam qenë e ngarkuar. Pak kohë kam nisur një bashkëjetesë dhe tani jam me mire. Edhe vajza është më mirë. Më e shëndetshme dhe më e qetë.
Evis Ahmeti: Janë kryer 3 seanca?
Nëna: Po por nuk janë zhvilluar sepse ka munguar avokati. Vajza është përballur me ata dhe vajza më ka treguar se ata i kanë bërë presion me sy që mos ti tregojë të gjitha. Punonjësja sociale më ka thënë që vajza është e sigurt tani. Ka nisur edhe 2 kurse një për parukeri dhe një për rrobaqepsi.
Evis Ahmeti: Si e njohu vajza jote me atë vajzën që iu bë tutore?
Nëna: Ma solli vajza në shtëpi. më tha vajzën tënde e dua dhe do e ndihmoj të lërë drogën. Në fillim ishte e ëmbël pastaj u bë nepërkë. Fliste në mënyrë vulgare dhe keqtrajtonte fëmijën tim.
Evis Ahmeti: Ku e gjente drogën vajza? Kur e kanë nisur?
Nëna: Ka nisur para 3 vitesh e kam parë në kuzhinë kur e merte nga hundët. Vajza ime kishte shoqëri të keqe, shkonte në kafe dhe i afroheshin njerëz me vese.
Evis Ahmeti: Po cifti që e shfrytëzonte si e shantazhonin?
Nëna: Thoshin do të të vrasim mamin do të të vrasim ty. Madje një herë rrembyen djalin e vogël 3 vjet që është me spektër autik. Vajza u tremb tha më morën vëllain. e mbajtën disa orë dhe e sollën.
Artikuj të tjerë:
Flash News
18:07 / Boçi: Alibeaj me veprimet e tij ka dëmtuar interesin e demokratëve
18:07 / Boçi: Grupin Parlamentar e thërret Kryesia jo një deputet
18:07 / Boçi: Alibeaj kërkon të sanksionojë përçarjen e Grupit të PD
18:07 / Presidenti i ri, Boçi: Alibeaj thirrjen nuk e ka seriozisht dhe sinqerisht
18:07 / Boçi: Një i shkarkuar, s'mund të vendosë kushte
18:07 / Boçi: Alibeaj sekser, Rama mendon se i vendos kushte PD