Home > Me Zemër të Hapur Lajmet

Ekzekutoi me thikë bashkëshorten në Vlorë, familjarët e autorit rrëfehen në studion e “Me zemër të hapur”

Emisioni i gazetares Evis Ahmeti që sjell çdo ditë në vëmendjen mediatike dhe atë të shikuesve ngjarje të rënda dhe tronditëse për opinionin, solli këtë të mërkurë një tjetër histori të trishtë.

Një ngjarje e ndodhur pak kohë më parë në Babicë të Vlorës, ku një person, i mori jetën me thikë bashkëshortes se tij ka riardhur në vëmendje të emisionit dhe autores së programit, duke sjellë një tjetër anë të medaljes, atë të dëshmive të familjarëve të autorit.

“Djali im është një njeri që nuk ka shok, ai as alkol nuk konsumon. Ai vet e ka kapur personin  që ne akuzojmë dhe i ka thene të largohet nga familja.Unë shkoja nga mëngjesi deri në darkë të mblidhja lakra dhe nuk kam dijeni që nusja tradhëtonte djalin tim. Djali tjetër i imi Arbeni e ka paralajmëruar këtë Luan Sejdiraj duke i thënë që largohu nga familja e të vëllait. Ai Luan më ka fundosur 4 djem, policia e qytetit të Vlorës Luan Sejdiraj hynte dhe dilte në policinë e Vlorës sikur të ishte i shtëpisë. Unë kam qënë një moment ky Luan erdhi dhe e dhunoi nusen time para syve duke i marrë portofolin. Djali im që ka vrar gruan të marri dënimin që meriton, ndërsa djali tjetër Arbeni nuk ka faj në këtë mes, sepse nuk ka dashur ta vrasi Luanin, por djali im qëlloi 100 m larg për frikë për ta ndaluar që ai mos të ndërhynte më në familjen tonë.

Autori vrasjes Lavdosh Sulo nga burgu:

Kam qenë shumë i ngarkuar kam shkuar në polici 5 herë per të akuzuar Luan Sejdiraj, i cili është një person i cili na sghqetësonte vazhdimisht. Kam telefonuar policinë dhe ju kam pohuar por ata më thanë që eja vet këtu. Shkova bashkë me bashkëshorten dhe aty erdhi edhe Luan Sejdiraj i cili me tregoi në telefon disa veprime që ky person me bashkëshorten time. Këto video janë bërë edhe më parë. Në 2011 unë kam pasur debate në shtëpi sepse më mungonin lekët në shtëpi, bashkëshortja ime më thoshte që nuk i ke numëruar mirë, unë kisha kuptuar që bashkëshortja ime po më tradhëtonte me këtë person, kërkova divorcë por për hatër të fëmijëve nuk e përfgundova. Mirpo më vonë kuptova që bashkëshortja ime më hidhte në ushqim gjëra që më bënin dëm. Unë nisa sërish për një  divorc, bëra dy deri në tre seanca por sërish për hatër të fëmijëve përsëri nuk e përfundova. Më vonë gruaja kishte hapur një gjyq për dhunë në familje, dhe u dënova me burg. Atë ditë që unë kam shkuar në prokurori prokurori ishte i njohur i gruas time dhe unë u dënova me 3 muaj burg, por pasi dola i kam pohuar gruas time që unë nuk mund të rri më me ty dhe kam shkuar të jetojë te banesa tjetër që ne kishim në fshatin Babicë. Ata vazhduan të kishin një marrdhënie së bashku prej 8-muajsh. Mbas 8 muajsh ajo erdhi me vajzën në shtëpi, vajza ishte 8 vjec asaj kohe, dhe më kërkoi të vija përsëri në shtëpi, u ktheva sërish në shtëpi për hatër të fëmijëve. Atë ditë që unë u ktheva në shtëpi ky njeri erdhi në shtëpi dhe prishi motorrin e makinës dhe dogji rrobat me acid. Ai ishte merzitur se gruaja ime kishte ndërprerë marrdhëniet me të. Vëllai im ishte në dijeni , pasi kur shkova në komisariat ai ishte me mua dhe pa dhe dëgjoi shumë fjalë ofenduese ndaj meje dhe vajzës time të mitur. Ai njeri më ka rrëmbyer edhe telefonin dhe kjo gjë ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit. Ky person sot  i shkonte në shkollë.Ky njeri më ka nxir jetën pafundsisht. Atë ditë që ndodhi ngjarja unë isha duke punuar dhe gjeta bashkëshorten duke marrë telefonin e vajzës dhe kur unë e kapa ajo më tha jam duke folur me dashnorin.

Eva motra e viktimës:

Laureta kohët e fundit ishte e distancuar, asnjë femër nuk dëshiron të prishte familjen.  Motra ime erdhi 15 ditë para se të vritej nga Lavdoshi dhe ma rrëfeu të gjithë ngjarjen që ky Luani e përndiqte dhe dhunonte, në rrugë e qëllonte me gur. Ai gjatë gjithë kohës e dhunonte e shante pisët motrën time. Ai edhe e shante për vajzën dhe për djalin  thoshte që  do ti vras. Vajza e motrës time është vetëm 12-vjeçe dhe motra ime e la rrugëve. Shkaktari gjithë kësaj ngjarje  është Luan Sejdiraj, ai na ka kërcënuar  edhe ne të tjrëve.Ai më merrte në telefon edhe mua dhe më pohonte që familjen e motrës timre do ta shkatrronte. Motra më pohonte para se të vdiste dhe thoshte gjatë gjithë kohës që ai më kërcënon në rrugë. Ai bënte presion që do ti vriste djalin. Unë e mora policinë e Vlorës dhe i thashë që Luan Sejdiraj më merr në telefon dhe më kërcënon që do më vrasi djalin. Motra ime ka qënë nën presion gjatë gjithë kohës, ajo humbi jetën për shkak të atij personi.

News24 Livestream