Home > Me Zemër të Hapur Lajmet

“Do pendohesh, nëse i bën fëmijët të vuajnë”/ Burri publikon SMS-të "LIVE" në studion e "Me zemër të hapur" dhe hedh akuza ndaj gruas

“Do pendohesh, nëse i bën fëmijët të

Çifti në proces divorci Dava dhe Gjet Ndoji, nga Lezha, janë përballur sot live në emisionin “Me zemër të hapur”.

Historia mes tyre u bë publike pak ditë më parë, kur Dava Ndoj u dhunua nga njerëzit e burrit, përkatësisht kunata e saj, e cila u arrestua për ngjarjen.

“Do pendohesh, nëse i bën fëmijët të

Në studion e emisionit ishte sot i ftuar Gjet Ndoji, që tregoi të vërtetën e tij, e cila u hodh poshtë nga Dava, në një lidhje telefonike në emision. Kjo e fundit tha se ka të gjitha provat në telefon për tradhtinë e burrit, por edhe se si familja e tij i merrnin ushqimin e fëmijëve, në mënyrë që ajo të largohej nga shtëpia.

“Do pendohesh, nëse i bën fëmijët të

Dava Ndoj: Unë kam të gjitha provat në telefonin tim. Edhe ushqimin e fëmijëve të mi ma kanë hequr, si e si të ma bënin jetën më të vështirë, që të largohesha nga shtëpia. Unë nuk kam ndërmend të ik nga shtëpia, se jam 17 vite që jetoj këtu. Shtëpia është e imja dhe e Gjetës, sepse të dy kemi kontribuuar. Dua të vij në studio me të gjithë dosjen time. Gjeta ka qenë në banesë të shtunën e kaluar. Fëmijët i ka marrë sa herë ka dashur, nuk i kam penguar të takohen.

Dava Ndoj: Gjeta i kthen mesazhet si të dojë. Mund të sjell telefonin tim aty.

Gjet Ndoj: Mesazhet janë të vërteta. Pranoj të jem përballë saj në studio. për banesës nuk mundem të flas. Ne nuk kishim aq të ardhura sa me ble tokën, me bërë shtëpinë. Ajo ka shkuar mbi 30 milionë lekë. Nuk e di pse nuk e kuptoni ju se kjo nuk është e kënaqur as nga unë, as nga familja ime, as nga policia, as nga prokuroria, nuk e di me kë do kënaqet ky njeri.

Flash News

News24 Livestream