Home > Me Zemër të Hapur Lajmet
Djali që rrëmbeu zemrat e publikut/ Rrëfehet Erion Geca, nga aksidenti tek lidhja e dështuar e dashurisë

Ai është një djalë me origjinë nga Hasi, 29-vjeç, i cili paraqet mjaft mirë tiparet dhe karakterin e nje qytetari, që traditë ka bujarinë dhe fisnikrinë.
Ky është Erjon Geca, i rritur mes dashurisë dhe përkujdesjes prindërore të cilët janë kujdesur me të njëjtën dashuri edhe për djalin tjetër, vëllain e Erjonit.
Jeta e tij ka udhëtuar mes çasteve poZitive dhe ato negative, por shpirti i tij luftarak, ka përballuar gjithçka me sukses.
Erjoni rrëfeu gjatë bisedës me stafin, se ka pasur momente që kanë lënë gjurmë negative në jetën e tij, aq sa edhe vet Erjoni ligështohet kur i kujton. Ishte viti 2018 kur Erjoni do të merrte një sinjal për alarm në punën ku ai edhe punonte. Ai niset me shpejtësi duke udhëtuar me motorrin që përdorte për punë dhe rrugës do të pësonte aksident.
Një automjet i cili hynë gabimisht në rrugë do ta përplaste Erjonin duke i shkaktuar fraktura të rënda në gjymtyrë dhe krah. Por mes rrëfimeve me nostalgji gjendet dhe një moment i paharrueshëm që Erjoni e ruan si ditën më të lumtur të jetës, ajo e të bërit xhaxha për here të pare.
Mes një ekperience si security brenda dhe jashtë Shqipërisë, Erjoni së fundmi u bë pjesë e një programi dashurie, i cili hyri brenda tij me qëllimin për të ndërtuar një marrdhenie dashurore.
Pikërisht këtu lindin dhe pyetjet më të mëdha, se çfarë e detyroi një djalë si Erjonin të bëhej pjesë e një programi dashurie dhe pse pikërisht mendonte se jeta e tij do të ndryshonte pasi të kishte gjetur pjesën tjetër të zemrës, vajzën e ëndrrave.
Në studion e emisionit “Me Zemer te Hapur” të gazetares Evis Ahmeti, ishte pjesë e studios ditën e sotme Erion Geca, djali që rrëmbeu zemrat e publikut me pjesmarrjen e tij në formatin e dashurisë.
“Unë kam pasur një lidhje të mëparshme e cila nuk zgjati shumë. Unë kam pasur edhe një tatuazh për atë femër, por që tashmë nuk e kam më. Njerëzit më të afërm dhe më të ngushtë janë vëllai dhe nëna ime. Jemi dy vllezër, madje vëllai ka qenë shtysa më e madhe që unë të hyja në atë format dashurie të madhe, por që nuk rezultoi ashtu real si edhe e mendoja unë”.
“Gjatë kohës që kisha një takim me njërën prej konkurenteve ajo shprehu pëlqim për mua, por pas disa ditësh ajo tha se nuk mund të zëvendësoj tatuazhet e askujt”.
Ndërsa nëna e tij Violeta, shprehet: “Erjoni hyri aty edhe për të gjetur dashurinë e jetës dhe për tu bër? i famshëm, por Erjoni fjalën po e ka po dhe fjalën jo e ka jo. Dikush aty brenda ishte një femër që më pëlqente reagimi i saj i drejtë, ishte Shqipe Hysenaj. Erjonit i uroj fat e sukses sepse ai ka treguar vlerat ashtu siç është me këmbë në tokë”.
Artikuj të tjerë:
Përplasen dy mjete në Durrës, plagosen katër persona, policia në vendngjarje
Historia e plotë >Ndërron jetë nga COVID-19 efektivi i Burgut të Rrogozhinës
Historia e plotë >
Flash News
07:03 / Greqi, min. i Shëndetësisë: Situata e vështirë por ka shpresë
07:03 / Slloveni, raportohet rasti i pari i variantit afrikano-jugor
07:02 / Greqi, min. i Shëndetësisë: E gjithë bota po përballet me Covid-19
07:02 / Në Kroaci ka shumë raste të variantit anglez të coronavirusit
07:01 / Greqi, min. i Shëndetësisë: Procesi po ecën me ritme shumë të mira
07:01 / Kroaci, rastet e reja janë dy persona të kthyer nga Zanzibari
07:00 / Covid-19, Greqia vaksinon mbi 850 mijë persona
07:00 / Regjistrohen rastet e para të variantit afrikano-jugor në Kroaci
06:00 / Zelandë e Re, rikthehen kufizimet pas rasteve të reja me COVID-19
05:01 / Irlandë, në Dublin një polic u godit me fishekzjarre në fytyrë
05:00 / Irlandë, mijëra protestues refuzojnë kufizimet antiCOVID-19
03:04 / Në Lombardi, Piedmont dhe Marche janë ashpërsuar sërish masat
03:03 / Itali, kafet dhe restorantet do mbyllen, do të ketë kufizim të lëvizjes
03:02 / Që nga janari Basilicata dhe Molise janë futur në zonën e kuqe
02:02 / Uashingtoni: Iu përgjigjëm sulmeve ndaj ushtrisë tonë në Irak