Home > Me Zemër të Hapur Lajmet

Denoncoi abuzimin e vajzës nga xhaxhai dhe kushëriri në emisionin "Me zemër të hapur", nëna: Kam frikë për jetën, njerëzit e burrit më kanë kërcënuar

Denoncoi abuzimin e vajzës nga xhaxhai dhe kushëriri në emisionin

Në studion e emisionit me "Zemër të Hapur" të gazetares Evis Ahmeti, u rikthye në qëndër të vëmendjes historia e përdhunimit të 9-vjecares nga xhaxhai dhe djali i tij.

Nëna:

Vajza ka refuzuar psikologun, edhe pas emisionit, pasi më pohoi që nuk mund ti rikthej sërish kujtimet e këqija që kalova. Kam tentuar shumë që ta bind të rikthehet në konsult, por është e pamundur. Pas emisionit në pasdite rreth orës 6  erdhi në banesë kunata, motra e burrit dhe i biri. Vajza më mori në telefon dhe po më thoshte se halla dhe djali i saj po debatojne me babin dhe vëllain. Menjëherë njoftova edhe policinë, një debat i cili zgjati gati një orë e ca. Kunata dhe djali kërkonin shpjegim që pse i kishim akuzuar, por ne nuk kemi përmendur emra të askujt.

Mua nga momenti në moment më rrezikohet jeta e fëmijëve të mi, nga gjithcka, unë e thirra policinë por pas një ore ka shkuar. Aty situata agravonte dhe gjatë diskutimit kunata kishte pohuar që nëse përmendet emri i djalit tim" ose unë ose ju" askush nuk u ndalua apo u thirr në polici, pasi policia kur mbrriti po më pohonte qê nuk ka debat, mirpo gjithë debati ishte i rregjistruar. Në atë moment i çova te dera e dhomës së vajzës , ku vajza ishte strukur në dhomë dhe po qante me dënesë.

Policia më kërkoi të dilja jashtë dhe të qëndronin me vajzën për ta pyetur, por unë nuk pranova që ta lija vetëm. Unë ja pohova dhe policisë që ndihem e kërcënuar dhe e rrezikuar nga njerëzit e bashkëshortit, por nuk po shikoj asnjë reagim apo zgjidhje. Djali i kunatës para se të vinte në banesë në momentin pas emisionit, kishte ardhur më përpara në banesë dhe më kërkoi që të më jepte lekë apo prona dhe të tërhiqja denoncimin për përdhunimin e vajzës. Më pohoi që do me jepte 100 mijë euro për të mos deklaruar  asgjë nga ato që i kanë ndodhur vajzës time.  Shtëpia ku sot v?llai i tim shoqi ja ka dhënë vjehrri shumë vonë sepse ai ka qenë i larguar. Në çdo hap jam akuzuar unë që unë manipuloj vajzën, por unë nuk kam asnjë arsye pse të gënjej për këtë që kam pohuar. Unë luftoj për të drejtën e vajzës time me forcën më të madhe, por pala tjetër ka arritur deri aty saqë më kanë bërë edhe të çmendur por unë për vajzën time do kërkoj pafundësisht të drejtën e saj. Madje gjyqtarja e çështjes më tha që "nuk e di çfarë nëne je ti që e çon vajzën në televizion" por unë i pohova se kam arsye të fortë që  të kërkoj të drejtën time. Ajo më pohoi se" për familjen  tuaj nuk do ketë kurrë urdhër mbrojtje".

News24 Livestream