Home > Me Zemër të Hapur Lajmet

Babi i 15-vjeçares së përdhunuar në Mirditë sjell dëshminë tronditëse në “Me zemër të hapur”: Janë edhe tre persona të tjerë të përfshirë, shteti të veprojë

Në studion e emisionit “Me zemër të hapur” të gazetares Evis Ahmeti, u trajtua abuzimi i 15-vjeçares në Mirditë, nga ku fakte të reja dalin në dritë si dhe numri i abuzuesve sipas dëshmisë së familjarëve  shkon në 8-të.

Xhaxhai i 15-vjeçares:

U realizuan dy protesta, lista e pedofilëve është më e gjerë, shkon në tetë numri i pedofilëve. Kam biseduar me oficerin dhe i kam kërkuar që tabulatet e telefonit që janë sekuestruar të shikohen me përparësi. Ne kemi falur pesë jete njerëzish sepse sot do kishte pesë varre. I kërkoj ambasadores Yuri Kim që ta shikoj me përparësi këtë rast pasi numri është më shumë se pesë persona të cilët kanë abuzuar, edhe tre të tjerëve nuk ju ka premtuar koha për të abuzuar. Kanë tentuar familjarët e abuzuesve të na takojnë për të rregulluar marrëdhënien, kërkoj drejtësi pasi numri shkon në tetë dhe më shumë se tetë.

Gazetarja Anila Ahmataj:

Kam pasur takimin e parë me vajzën, e cila nuk kishte takuar asnjë individ tjetër veç familjes. Shtëpia ishte në kushte të tmerrshme, vajza ishte brenda një dhome, vajza kishte shkëputur marrëdhëniet me të dy prindërit. Nëna më pohoi se në mëngjes shkova për ta zgjuar nga shtrati dhe poshtë jastëkut kishte celularin, nëna tentoi ta merrrte dhe në atë kohë vajza është çuar nga krevati. Është dashur ndërhyrja e vajzës së madhe që të hapi kodin e celularit. Vajza e madhe pasi e hapi më tha: “Mami këtu qënka bërë nami”. Ndërsa, babai i 15-vjeçares më rrëfeu se videot në celularin e vajzës janë më shumë sesa të turpshme pasi brenda tyre jashtë dëshirës së vajzës ishte me pamje vet vajza. Nëpërmjet bisedës së ngushtë me familjarët pohuan se në celularin e vajzës ishin adresat e FB të dy prej abuzuesve të cilat i përdorte vajza e presionuar. Ajo që vihet re nga investigimi në atë fshat shtëpitë e abuzuesve ishin mjaft afër me shkollën në të cilën frekuentonte 15-vjeçarja. Ata e kishin të survejuar hyrje daljet e vajzës dhe të pestë këta persona pothuajse kryenin një zanat, pasi në banesat e tyre kishin servis makinash. Xhaxhai i 15-vjeçares më pohoi se njëri nga prindërit e njërit prej abuzuesve ka telefonuar dhe i ka kërkuar takim, duke i pohuar se janë gjak dhe të afërm.

Babai i 15-vjeçares:

Jemi të tronditur, veç personave të arrestuar janë edhe të tjerë të cilët duhet të thirren nga policia. Janë edhe tre të tjerë, policia i ka emrat, këta janë në gjendje të lirë në fshat. Kemi disa ditë që po na bëhet presion, shteti e di duhet të veproj. Shkolla nuk na ka pohuar asgjë, ka pasur psikologe shkolla, por ne nuk kemi pasur asnjë komunikim me të. Babai i 31-vjeçarit ka akuzuar se vajza ka qenë e lidhur me 17-vjeçarin ka gënjyer dhe nuk kanë çfarë justifikojnë. Kanë akuzuar vajzën për një lidhje me 17-vjeçarin por kjo është gënjeshtër pasi duan të mbulojnë veprimet e tyre. Kërkoj nga shteti të jepet drejtësia.

Flash News

News24 Livestream