Home > Me Zemër të Hapur Lajmet

Avokati Ndue Pjetra për vrasjen e Mehmet Qemës: Ishin miq, edhe të afërmit e të ndjerit u shqetësuan për Marjus Demën

Avokati Ndue Pjetra për vrasjen e Mehmet Qemës: Ishin miq, edhe

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Tiranën dy ditë më parë, ku shtetasi Marjus Dema vrau aksidentalisht mikun e tij, Mehmet Qema.

Avokati Ndue Pjetra, duke folur për ngjarjen në emisionin “Me zemër të hapur”, deklaroi se Dema dhe Qema ishin miq. Pjetra shton se edhe të afërm të viktimës u shqetësuan për Demën, pasi gjendja e këtij të fundit pas ndodhisë ishte e rëndë.

“Autori nuk ka komunikuar me asnjë njeri, pas vrasjes. Me Marjus Demën kemi komunikuar disa here, ka folur edhe me një gazetare të News 24. Dema tha se është në gjendje të rëndë shëndetësore e më pas është vetëdorëzuar. Secili prej djemve ka gjetur avokatin e vet dhe më pas janë dorëzuar. Djemtë janë të gjithë veriorë.

Familja e viktimës nuk ka babanë, por vetëm nënën e ka në Shqipëri. Edhe të afërmit e viktimës ishin të shqetësuar për Marjus Demën, sepse do përballet tani me shtetin, me policinë. Gjithë shokët e miqtë janë prekur nga ngjarja tragjike. Armën e kishte viktima, menduan se ishte relike e vjetër, por se në fakt kishte pasur plumb. Akuzat për prodhim Bitcoin janë të pavërteta. Djemtë po përgatiteshin për të hapur Call Center”, deklaroi avokati Pjetra.

Flash News

News24 Livestream