Home > Me Zemër të Hapur Lajmet

Akuzohet se dhunoi të ëmën, flet gjyshja e 25-vjeçares nga Saranda në "Me zemër të hapur": "Vajza ime nuk është mirë mendërisht, mbesa nuk e ka dhunuar"

Akuzohet se dhunoi të ëmën, flet gjyshja e 25-vjeçares nga

Në studion e emisionit me "Zemër të Hapur" të gazetares Evis Ahmeti, u trajtua ngjarja e rëndë e dhunës në familje, në fshatin Gjashtë të Sarandës.

Erveheja, gjyshja e 25-vjeçares:

E kam rritur vet mbes?n time Ildën  dhe ajo ka qenë e braktisur nga e ëma e cila jetonte në Francë . Vajza ime ka ikur që 17-vjeçe në Francë atje ndërtoi jetën dhe ka pasur probleme të shëndetit mendor sepse ja ka shprehur edhe motrës së saj. Mbesa ime është vajzë e shkëlqyer dhe nuk ushtron dhunë ndaj saj. Atë ditë që ndodhi sherri vajza ime mamaja  e Ildës tentoi të ikte nga porta dhe Ilda mbesa ime shkoi ta ndalonte dhe aty ajo na dhunoi  të dyjave si mua dhe mbesën time. Vajza ime ka probleme mendore, ajo nuk është mirë dhe policia nuk mund të marri dëshminë e saj në kushtet e shëndetit mendor. Unë nuk jam thirrur nga policia të dëshmoj për atë që pashë. Policia erdhi dhe mori mbesën, pastaj më vonë erdhi mori edhe vajzën time. Unë di çfarë po ndodh por di të them që fajin e kishte e ëma e Ildës, mbesës time. Unë i gjeta në grindje e sipër, sepse nëna e Ildes doli jashtë porte dhe Ilda shkoi ta merrte dhe nuk deshi ta lejonte të dilte sepse kishte ikur disa herë nga banesa edhe nga dritarja. Vajza ime vuan nga depresioni, ka dy vite që jeton me ne është kthyer jeton me ne. Ajo jetonte në Francë, unë në shtëpi kam edhe një djal 50 vjeç te sëmur mendor, por nuk eshte agresiv.Ajo vajza ime erdhi dhe na mori telefonin dhe ma theu, rrahudjalin e sëmur dhe na mbylli me çelës, duke më thënëdo të vë zjarrin do të djek brenda.

Shpresa Dine, gazetare News 24:

Gjyshja është shumë e rënduar, ajo e ka rritur Ildën, madje kur Ilda ishte 2 vjeçe nëna e ka braktisur duke u larguar në Francë ku është martuar me një Frances dhe ka një fëmijë tjetër 12 -vjeç. Gjyshja ndihet e trishtuar, dhe ditën e djeshme nipi i Ervehese më pohoi se Ilda është e pafajshme dhe në gjithë këtë histori nënën e Ildës. Nëna e Ildës është me probleme të shëndetit mendor, unë vajzën nuk e kam parë, por sipas asaj që më dëshmon gjyshe Erveheja ma ka pohuar edhe ditën e djeshme nipi tjetër i cili pohon se Ilda është e pafajshme. Nuk e vë në dyshim rrëfimin e gjyshe Ervehes, por duhet të kemi keqardhje edhe për nënën e Ildës e cila është shumë e rënduar psikologjikisht dhe mbrëmjen e djeshme është trasportuar në spitalin psikiatrik të Vlorës.Unë po shikoj me sytë e mi sesi e ka thyer telefonin e gjyshes e ëma e Ildës, madje ka shkatrruar edhe ilaçet e djalit të sëmurë në shtëpi.

News24 Livestream