Home > Me Zemër të Hapur Lajmet

35-vjeçarja rrëfen dramën e saj në emisionin "Me zemër të hapur": Tentova abortin, ish-bashkëshorti nuk u kujdes kurrë për vajzën

35-vjeçarja rrëfen dramën e saj në emisionin "Me

Një histori e trishtë u trajtua ditën e sotme në studion e emisionit "Me Zemër të Hapur" të gazetares Evis Ahmeti. Dhuna dhe tentativa për abort e një 35-vjeçareje erdhën në formën e një rrëfimi të vështirë nga vetë protagonistja që zgjodhi të ruajë anonimatin në daljen televizive sot në “Me zemër të hapur”!
 
Rrëfimi i 35-vjecares:
 
Unë u martova me ish-bashkëshortin kur isha 19-vjeç, më njohu tezja ime me këtë person, i cili si familje ishin njerëz që konsumonin alkol. Atë kohë ai jetonte në Greqi dhe unë shkova së bashku me të dhe rash shtatëzënë. Kur isha vetëm 6-muajshe shtatëzënë, ai erdhi i alkolizuar dhe filloi të më dhunonte fizikisht, kishte ndodhur edhe disa herë më parë dhe nuk munda ta duroja dot këtë gjëndje. U largova nga Greqia dhe shkova te motra në Shqipëri, desha të abortoja fëmijën por motra nuk më lejoi ta bëja këtë gjë por më mbështeti dhe financiarisht .

Sot vajza ësht? 16-vjeçe dhe ai nuk është kujdeaur kurrë as financiarisht as nuk më jep prokurën që unë të shkoj me vajzën jashtë pasi duhet të ndjek studimet. Jeta ime ka qenë shumë e vështirë nga ana financiare. Asnjëherë nuk e ka ndihmuar vajzën, ajo i ka kërkuar babait që t'i blente rroba që do fillonte shkolla dhe i duheshin libra, por asgjë nuk ka bërë babai. 

Ai ka një muaj që ka ndërprerë komunikimin me ne, nuk flet më as me vajzën. Ai nuk ishte një njeri për familje, vetëm pinte , tentova të abortoja fëmijën, sepse nuk munda dot ta përballoja dot dhe si do ta rrisja këtë fëmijë, por motra ime që jeton në Itali, më ka ndihmuar shumë, madje ajo dëshiron ta shkolloj atje vajzën por babai nuk ja jep një prokurë që të studioj.

Flash News

News24 Livestream