Home > Me Zemër të Hapur Lajmet

U përdhunua në Mirditë nga pesë persona, flasin ekskluzivisht në “Me zemër të hapur” familjarët e vajzës 15-vjeçare

U përdhunua në Mirditë nga pesë persona, flasin

Ngjarja e rëndë e përdhunimit të 15-vjeçares në Mirditë pak ditë më parë tronditi mbarë opinionin publik shqiptar.

Por, veç fakteve dhe detajeve të reja që gazetarët kanë zbuluar, sot për herë të parë dhe ekskluzivisht për “News24” në emisionin “Me zemër të hapur” të drejtuar nga moderatorja Evis Ahmeti, flasin familjarët e të miturës.

Historia e plotë:

Autorët e dyshuar dhe e mitura janë nga fshati Tarazh i Mirditës dhe banesat i kanë në një distancë të afërt me njëratjetrën, ndërsa personi i parë që ka abuzuar me 15-vjeçaren është 32-vjeçari Artan Kaçorri.

Ky i fundit kishte pasur lidhje me vajzën dhe në muajin mars i kishte blerë edhe një telefon për të komunikuar me të. 32-vjeçari, i cili është i martuar, kishte arritur që të mashtronte të miturën e ta merrte në makinë. Më pas ka abuzuar seksualisht me të, duke i bërë dhe video e foto intime, të cilat më pas ua ka shpërndarë edhe 4 personave të tjerë, mes të cilëve dhe nipit të tij, 17-vjeçarit me iniciale A.Gj.

Përmes videove dhe fotove, 5 personat kanë arritur ta shantazhojnë të miturën dhe ta detyrojnë që të kryejë marrëdhënie seksuale me ta në mënyrë të përsëritur. Pas disa kohësh, shqetësimin e vajzës kishin arritur ta kuptojnë edhe familjarët e saj, ndërsa përballë kërcënimeve të vazhdueshme edhe e mitura më në fund kishte vendosur të rrëfejë atë çfarë i kishte ndodhur.

Së bashku me familjarët i është drejtuar Komisariatit të Policisë Mirditë, duke bërë denoncim. Si provë ajo ka paraqitur telefonin e mesazhet dhe videot e fotot shantazhuese, të cilat ia kishin dërguar 5 personat, tashmë të arrestuar. Referuar mesazheve ata e kanë detyruar që përmes videove shantazhuese, të kryente marrëdhënie seksuale me ta. Ndërkohë, e mitura 15-vjeçare mësohet se ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike dhe po mbahet nën kujdesin e Shërbimit Social të Bashkisë Mirditë, të cilët i kanë ardhur menjëherë në ndihmë.

Gjatë ditës së martë e mitura është dërguar edhe për ekzaminim mjekoligjor në Tiranë, ndërkohë 5 të arrestuarit në lidhje me ngjarjen, Artan Kaçorri 32, Albert Molla 27, Ermal Tarazhi 30, Nike Lleshi 44, dhe A.Gj., shtetasi 17 vjeç, po mbahen në Komisariatin e Policisë Mirditë në pritje për t’u njohur me masën e sigurisë në Gjykatë, teksa referuar provave të deritanishme Prokuroria e Lezhës pritet të kërkojë “Arrest me Burg” për 5 personat, ndaj të cilëve është ngritur akuza “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”.

 

Flash News

News24 Livestream