Home > Lajmet

“Dola te Ola”/ Mjeku i njohur rrëfen eksperiencën e tij si mjek jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Greqi

“Dola te Ola”/ Mjeku i njohur rrëfen eksperiencën e tij si

Programi “Dola te Ola” këtë javë erdhi te publiku me një risi, ndryshe nga herët e tjera mbrëmjen e sotme ishin të ftuar 3 personazhe, të cilët nëpërmjet fotografive rrugëtuan nëpër kujtime.

I ftuari i tretë i mbrëmjes ishte mjeku i njohur dhe njëkohësisht themeluesi i “Intermedica”, Vasil Llajo, i cili na ka qëndruar pranë të gjithëve sidomos gjatë kohës së vështirë të pandemisë.

Doktor Llajo tregoi se jeta e tij është një ndërthurje mes Shqipërisë dhe Greqisë, pasi përveç filialeve të “Intermedica”, ai ka punuar në të dyja vendet, si anestezist në sektorin privat dhe shtetëror.

Gjatë periudhës së pandemisë padyshim që laboratori i doktorit ka qenë një nga më të besuarit, i cili iu erdhi në ndihmë shumë pacientëve, duke ofruar shërbim cilësor dhe të shpejtë. Vasil Llajo zbuloi se e veçanta e “Intermedica” ishte se para se të vinte pandemia ata kishin një strukturë të ngritur për biologjinë molekulare, të cilin e përdornin për hepatitin B, C apo HIV pa e ditur që një ditë do të vinte Covid-19.

Doktori tregoi se para se pandemia të trokiste në jetët tona ishin pacientët që vinin te klinika e tij, ndërkohë që gjatë pandemisë ishin ata që vinin te njerëzit, ku dhe iu është dashur të katërfishojnë stafin për të ofruar shërbimin e duhur.

News24 Livestream