Home > Lajmet

Vrasjet e policëve/ Eksperti i kriminalistikës: Shefat i nxjerrin në aksion dhe vetë janë te listë-pagesa e bandave, Ferhati: Në Shkodër po…

Vrasjet e policëve/ Eksperti i kriminalistikës: Shefat i nxjerrin

Në emisionin “Në Shënjestër” të gazetares Klodiana Lala, dy ekspertë të kronikës si gazetari Eni Ferhati dhe profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço kanë diskutuar mbi përfshirjen e efektivëve të policisë në trafikun e drogës.

Duke iu referuar operacionit “Shpirti”, ku dy ish-gardistët Agustin Deda dhe Hekuran Marku njëherësh truproja të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri ishin përfshirë në një organizatë kriminale, Ferhati dhe Karamuço thanë se kemi të bëjmë me një problem të mbartur në kohë që po sjell shumë viktima.

“Pasojat e kanabizimit të vendit do ti vuajmë për shumë vite. Janë konflikte të mbartura për çështje parash, vjedhje kanabisi e të tjera. Por sot në Itali është arrestuar një ish-efektiv i policisë kufitare me një sasi droge. Nuk jemi në kufijtë e një rasti të izoluar, Policia jonë ka individë që shkelin detyrën dhe besimin që i jepet. Ata janë llumi i policisë së shteti që duhen ndjekur penalisht. Sot që flasim duket se ka një tendencë për t’i goditur këto punonjës. Në Velipojë u ndaluan për shpërdorim detyre 4 oficerë policie dhe ky duhet të jetë shembulli. Në Shkodër është konstatuar se po mbillet një bimë 3 mujore dhe në Velipojë se është korrur njëherë. Trafikantët tani kanë zgjedhur të përdorin një bimë që bëhet në kohën më të shkurtët dhe kanë llogaritur dhe kohën kur ngrihet avioni i Guardia di Finanzas”, tha Ferhati.

Ndërkohë, eskperti Karamuço vuri në pah rëndësinë e dronëve që ka porositur Policia e Shtetit për të zbuluar parcelat me kanabis në zonat malore, kryesisht në Shkodër.

Ai gjithashtu theksoi se shpërthimet me tritol në shtëpitë e disa efektivëve të policisë në rrethe janë produkt i operacioneve antikanabis që janë ndërmarrë, pasi trafikantët i kanë pikasur dhe po i godasin për t’i kërcënuar.

“Është një armik i padukshëm që ne na ka vrarë policët e vetë. Të mos harrojmë Sajmir Hoxhën. Kemi rastet e tre efektivëve të policisë në Shkodër që ka lidhje me kanabizimin se këta kanë rastisur në operacioni ajror për zbulimin e parcelave me kanabis në Malësinë e Shkodrës. Ndërkohë në anën tjetër ka disa policë që duhet ta pranojmë se janë në një listëpagesë. Nga ana tjetër ka disa që shkojnë për të sekuestruar mallin por marrin hakmarrjen si pjesë e mesazhit që malli jonë është i paprekshëm. Por janë dhe disa të tjerë që shkojnë me urdhër të shefit të tyre, që ndërkohë ka rënë dakord duke u paguar me bandat. Pra janë tre grupe oficerësh ndaj do kemi dhe përplasje. Nga pikëpamja operacionale dhe taktike, është një roje por mirë kush vjen edhe e merr mallin. Është një taktik. Nuk kemi dronë që duhen për të mbikëqyrur të tilla zona. Nuk ka nga ata dronë që japin një analizë të mirëfilltë të terrenit.  Droni është më shumë operativ se helikopteri dhe rajoni. Dronin mund ta ngrejë në çdo kohë një postë policie për monitorimin se çfarë ka në 24 orë në një zonë të caktuar. Shqipëria është vendi i parë kur ngrihet helikopteri dhe del drejtori i policisë dhe thotë do filmojmë këtë zonën. Këto janë operacione sekrete. Kemi porositur dhe do vijnë dronë të sofistikuar që materialin e tyre ta kthejmë në provë”, tha ai.

Flash News

News24 Livestream