Home > Lajmet

VIDEO/ Nga Peja në një rrëfim ndryshe, "vajzat olimpike" dhe trajneri legjendar Driton Kuka - Balkanweb.com - News24

VIDEO/ Nga Peja në një rrëfim ndryshe, "vajzat

Ai mund të quhet me krenari trajneri legjendar i xhudos në Kosovë. Driton Kuka ka ardhur në një rrëfim ndryshe për emisionin ‘FitStation’ në News24 ku nuk ka ngurruar të flas për garat e rëndësishme me Majlinda Kelmendin, vështirësitë, projektet e reja dhe emocionet e medaljeve olipike të sjella në Pejë nga Nora dhe Distria.

Trajneri Kuka gjatë intervistës me gazetaren Çenkuela Hasa qëndroi te një kujtim me Majlindën duke treguar se si kishte ndikuar që ajo të mos përfaqsonte asnjë flamur tjetër përveç atij të Kosovës.

“Majlinda ka patur oferta shumë serioze deri në vitin 2014 kur Kosova ende nuk ka qenë pjesë e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, kanë qenë oferta jashtëzakonisht të mëdha në kuptimin material, ndërsa për mua si trajner ka pasur shumë oferta pas lojërave olimpike në Rio, nuk dua të flas për shifra pasi dua ta sqaroj dhe për opinion shqiptar diçka, nuk dua të shkoj të jetoj diku tjetër dhe kjo është arsyeja pse nuk flas për ofertat që më vinë nga jashtë. Kur Majlindës i janë ofruar shifra të larta ka qenë shumë e re, por i ka rezistuar ofertave pasi unë kam qenë këmbëngulës që mos të ndodhte ajo gjë, dhe ajo gjithmonë më ka besuar shumë, dhe fjala ime ka qenë e fundit. Por në një rast kur jemi takuar me një mik tonin i cili ka tentuar ose ka qenë urë lidhëse e një shteti për të na kontaktuar ne, kur e ka dëgjuar ofertën Majlinda prej tij se për çfarë oferte bëhej fjalë më ka parë në mënyrë të çuditshme pasi ajo nuk e ka ditur shumën, por ky takim ka ndodhur 2-3 vite pasi ka ndodhur oferta”- u shpreh trajneri Kuka.

 

Flash News

News24 Livestream