Home > Lajmet

'Telefonata e parë pasi fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike', Distria Krasniqi në një rrëfim ndryshe për Fit Station

'Telefonata e parë  pasi fitoi medaljen e artë  në

Xhudistja nga Kosova Distria Krasniqi është një nga ‘vajzat e arta e të Pejës” që na bënë krenarë në lojrat Olimpike Tokio2020. Distria fitoi për Kosovën medalje të artë dhe në një intervistë për Neëlws24 më moderatoren Çenkuela Hasa, ajo zbuloi emocionet që familja përjetoi duke treguar për telefonatën e parë që bëri pasi fitoi medaljen.

“Pasi kam përfunduar finale unë kam qenë e para që kam telefonuar familjen time, doja ta dija a janë të gjithë mirë pasi ka qenë një emocion shumë i madh dhe prindërit e mi janë në moshë, dhe vetë i kam telefonuar e para, më kishin ndjekur ishte mbledhur e gjitha familja perveç mamit e cila nuk ka qenë në asnjë ndeshjen time pasi ka shumë emocione . Kanë qenë të gjithë shumë të emocionuar, duke u përlotur Kam marrë pa fund mesazhe, si asnjëherë më parë nga njerëz që më kanë ndjekur por dhe nga të cilët nuk i kam njohiur dhe jam shumë falenderuese” – u shpreh Distria për New24!

 

Flash News

News24 Livestream