Home > Lajmet

Shndërrohen në 'qen kufiri' kur janë në një lidhje, Zhaklin Lekatari nuk kursen kritikat për vajzat dhe djemtë shqiptarë

Zhaklin Lekatari, gazetarja dhe themeluesja e "Tabu.al", blogut të vetëm në Shqipëri me përmbajtje seksuale ka dhënë në emsionin 'Fitstation' nga Çenkuela Hasa, një intervistë ndryshe për veten. Zhaku nuk ka ngurruar të tregoi për vitet e fëmijërisë, jetën në Itali dhe rikthimin në Shqipëri.

Gazetarja tregoi për News24 se nuk ishte në një marëdhënie sentimentale prej një kohe të gjatë, pa lënë pas dhe kritikat për sjelljen e djemve dhe vajzave shqiptare në çift!

"Vërejtje kam për të dyja gjinitë, e para është komunikimi, kultura dhe edukimi. Një lloji mungese e elegancës. Barazia gjinore nuk do të thotë që një burrë duhet të humbasë elegancën apo sharmin për të bërë për vete apo joshur një grua. Fakti përshembull që unë flas për edukimin seksual nuk do të thotë do që unë jam e gatshme të kryej marëdhënie seksuale me këdo, unë nuk vuaj në gjetjen e një partneri. "Tabu" nuk është ditari i rrëfimeve të mia personale, sigurisht ka nga eksperienca ime personale, por ai është ditari i të gjitha grave. Një lloji harbutërie dhe një lloji agresiviteti dhe mungese të kulturës, se kultura të bën të jesh tolerant, të dëgjosh tjetrin dhe të mundohesh ta kuptosh. Këto janë ato që s'më pëlqejnë. Të dyja gjinitë e kanë këtë. Ndërsa në marëdhëniet në çift vajzat shqiltare janë kontrolluese, obsesive, të pasigurta. I kontrollojnë tepër të dashurit e tyre, shndërrohen në 'qen kufiri', e njëjta gjë ndodh edhe me djemtë. Janë marëdhënie tepër obsesive"- u shpreh Zhaku!

Flash News

News24 Livestream