Home > Lajmet

“Po pres momentin e duhur”, Azem Hajdari zbulon synimet e tij për t’i hyrë politikës

Flet për herë të parë Azem Hajdari, djali i vogël i familjes së “pishtarit të demokracisë”. Sot është 23 vjeç dhe lindi pak muaj pas ndarjes nga jeta të babait të tij.
Në një intervistë për Fit Station ne News24, ai flet për jetën, politikën, familjen dhe kujtimin për të atin të konsideruar si “pishtari i demokracisë”.

Teksa aktualisht ndjek studimet në degën Drejtësi, Bachelor, ai tregon nëse do të hyjë edhe ai në rrugën e politikës një ditë.
“Unë jam shumë besimtar në zot, dhe jam me idenë që njeriu duhet të bëj sa më shumë mirë sepse merr ato që jep. Unë politkën e shoh si një aspekt të jetës ku ty realisht të jepen mundësi në dorë për të ndikuar në jetët e njerëzve dhe për të marrë me vete një pasuri që s’merret me vete në varr por vepra të mira”- u shpreh Azemi.


Në këtë rrëfim të rrallë i vogli i familjes Hajdari foli për familjen dhe projektet e reja dhe angazhimet në politikë.

Flash News

News24 Livestream