Home > Lajmet

"Nuk i takova prindërit e saj...", Bashkimi zbulon të vërtetat e ndarjes nga Alvisa

Alvisa dhe Bashkimi ishin çifti i parë që doli nga sezoni i tretë i emisionit të dashurisë “Për’puthën”, pas shumë sakrificave, dinamikave dhe skandaleve që ndodhën midis tyre.
Ata kanë qenë pjesë e intervistave të ndryshme kohëve të fundit, ku kanë shprehur ecurinë e lidhjes së tyre dhe ku çdo gjë dukej sikur po shkonte shumë mirë.

Megjithatë, vetëm pak kohë më parë Bashkimi ka bërë një deklaratë shumë surprizuese dhe të papritur, në të cilën njoftoi ndarjen e tij nga Alvisa.
Këtë fundjavë ish konkurenti i Për'puthen ka zbuluar të vërtetat e ndarjes nga Alvisa.
"Ta dija se do kaloja këto sfida në Për'puthen ndoshta do kisha hezituar, por kam mësuar nga gjithë ato sfida aty. Kam kaluar shumë gjëra brenda 2-3 muajsh"- tregoi Bashkimi.

Moderatorja: Nuk është e lehtë të përballosh një vajzë labe?
Bashkim Saiti: Ishin shumë njerëz që duheshin me u përballuar menjëherë. Presion shumë i madh brenda studios,jashtë shumë komente, por me të vërtetë jam i gëzuar që i kam kaluar gjërat.

Ish konkurenti i Për'puthen nuk nguroi të flas për ndarjen e tij nga Alvisa, një raport i cili ka patur debatet të forta prej muajsh.
"Marrëdhënia ime startoi para syve të miliona njerëzve, e kuptoj që njerëzit kanë qenë brenda historisë time, pritshmëritë ishin shumë të larta dhe ishim çifti i parë aty. Aty e filluam dhe shkoi çdo gjë mirë, kur dolëm, kishte gjëra tjera që doja të njihja te ajo dhe ajo te unë, komunikimi nuk vazhdoi si duhej, ndoshta mentaliteti i saj ose mentaliteti ku jam rritur unë. Provuam, provuam por unë i thash më mirë herët se sa më vonë, prandaj vendosëm të dy"- rrëfeu Bashkimi.

Moderatorja: Ju patët mesazhe dhe nga familjarët, a i takove familjarët e Alvisës pasi dolët nga formati?
Bashkimi Saiti: Unë nuk i kam takuar, nuk e kam vënë në presion Alvisën për të takuar ata pasi mua më duket një hap shumë i madh që të takoj familjarët, nësë e bëj këtë veprim duhet të jem shumë i sigurt që do jetë vajza me të cilën do kaloj jetën.

Flash News

News24 Livestream