Home > Lajmet

Nga njohja me partneren në Kuvend te emocionet si baba i binjakëve, deputeti i PS në një rrëfim ndryshe: Nuk besoja në dashuri me shikim të parë, na ka ndryshuar jeta kur…

Deputeti i Partisë Socialiste në qarkun e Elbasanit, Besian Ajazi, në intervistë ndryshe për News24, ka zbuluar për moderatoren Çenkuela Hasa për herë të parë emocionet si babai i dy binjakëve Dren dhe Glor, ku ka zbuluar se si ka ndryshuar jeta e tij pas njohjes me bashkëshorten.

“Jam prind i ri prej 2 muajsh, jeta ka ndryshuar pak kur kam parasysh dhe orët e gjumit. Falë zotit çdo gjë shkoi mirë, pavarësisht se bashkëshortes iu desh të bënte një ndërhyrje kirurgjikale për të sjellë fëmijët në jetë”, zbuloi deputeti Ajazi.

Në këtë intervistë, Besiani tregoi dhe njohjen me bashkëshorten, Jonida Spaho.

“Njohja me bashkëshorten ka ndodhur në Kuvend, unë isha pjesë e Grupit Parlamentar si këshilltar, ndërsa Jonida vinte për të bërë praktikë nëpërmjet një organizate. Nuk i kam besuar dhe nuk i besoj dashurive me shikim të parë, por kur pash Jonidën mendova më shumë që në momentin e parë, mendova që kjo do jetë bashkëshortja ime”, u shpreh Besiani

Flash News

News24 Livestream