Nga dashuria që i ka rrëmbyer zemrën te shqetësimi më i madh i mamasë, Ledjana Prenga i zbulon të gjitha

Ledjana Prenga është kthyer në një nga vajzat më të përfolura të momentit si për jetën private, ashtu edhe për pamjen e jashtme. Ka pasur shumë thashetheme në lidhje me statusin e saj, nëse është vetëm apo e dashuruar….
Në një intervistë për Çenkuela Hasën në News24 ajo pranoi se është e dashuruar duke vendosur ta mbaj privat emrin e personit që i ka rrëmbyer zemrën.
“Po jam e dashuruar, por nuk e them dot se më kë. Njeriu mund të dashurohet me çdo gjë, edhe me palestrën. Unë ndjej dashuri, se për kë e ndjej dashurinë nuk e them”, u shpreh Prenga.
Gjatë intervistës për “FitStation” vajza tërheqëse nga Mirdita nuk harroi të përmendi familjen, veçanërisht raportin që ka me nënën e saj.
“Prindërit jetojnë akoma në Rrëshen, unë jetoj në Tiranë më vëllain tim. E vizitoj qytetin tim, por më tepër preferoj që prindërit të vinë këtu pasi dhe kohën e kam shumë të limituar. Pavarësisht mallit që kam për fëmijërinë nuk mundem të shkoj shpesh në qytetin tim, por kujtimet e së shkuarës janë aty gjithmonë, madje sa më shumë kalojnë vitet më kujtohen lojërat e fëmijërisë. Kur kujtoj recetat e mamit më kujtohet dhe shqetësimi i saj më i madh, më thoshte gjithmonë duhet të hash më shumë, por një nga ushqimet që preferoj shumë nga qyteti im dhe duart e saj është mishi i thatë”, tregoi Ledjana Prenga për News24.
Artikuj të tjerë:
Flash News
17:47 / Integrimi, Rama: CDU vlerëson Shqipërinë në këtë fazë
17:46 / Rama: Folëm për luftën në Ukrainë dhe pozicionin e Shqipërisë
17:45 / Rama: 519 vota pro Shqipërisë në Parlamentin Europian
17:44 / Rama: Në fokus hapja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë
17:43 / Rama: 519 vota pro Shqipërisë në Parlamentin Europian
17:43 / Integrimi, Rama: CDU vlerëson Shqipërinë në këtë fazë