Home > Lajmet

Basha apo Berisha, ja çfarë thotë aktori Neritan Liçaj për zgjedhjet brenda PD-së

Ai është një nga emrat më të njohur të artit në Shqipëri, por jo vetëm, aktori Neritan Liçaj i ftuar në New24 në emisionin ‘Fit Station’ me Çenkuela Hasën ka sjellë në memorie prishjen e Teatrit Kombëtar, ka zbuluar projektet e reja, raportin me dy djemtë e tij, por nuk ka lënë pas dhe komentin për zgjedhjet brenda PD-së si një nga çështjet aktuale më të diskutuara.

“Është një proces që i takon Partisë Demokratike, shumë mirë që bëhët, sa më tepër debat të ketë aq më tepër reflektim ka. Është në të mirën e gjithë Shqipërisë që të zgjidhen problemet nëpërmjet debatit dhe jo nëpërmjet kulisave”- kometoi Liçaj.

I pyetur nga moderatorja për zgjedhjen e tij personale Basha - Berisha, ja si u përgjigj aktori i njohur.
“Nëse do të kisha një opinion do e thosha sepse nuk kam frikë ta them opinionin sepse është e drejta ime, por nuk është një gjë që më përket, nuk e kam menduar sepse nuk është një gjë e imja që më përket konkretisht. Unë kam miq nga PD-ja plot dhe ju kam thënë: Shumë mirë çuna zgjidhen me njëri – tjetrin, nxirrni problemet dhe vendosni demokraci se ajo është një parti dhe unë nuk jam pjesë e saj - u shpreh aktori.

Flash News

News24 Livestream