Home > Lajmet

"Më nxorën në pension ditë dhe orë", deklarata e fortë e Cekes së Beratit për Fadil Nasufn: Jam i vrarë moralisht

Aktori i njohur i humorit, Sejfulla Myftari, i njohur për publikun si Cekja i Beratit në një intervsitë për moderatoren Çenkuela Hasa në News24 nga qyteti i Beratit. Cekja ka rrëfyer për emisionin 'Fit Station' momente emocionuese dhe të vështira njëkohësisht si aktor humori. Për herë të parë për News24 Cekja i Beratit tregoi se ndjehej i prekur moralisht nga mënyra se si ishte nxjerrë në pension, duke theksuar se kjo ishte gjëja që e kishte 'vrarë' më shumë në karrierë.


"Vlerësim më të madh e kam nga publiku, dhe ndjehem shumë i emocionuar nga kjo. Unë jetoj në këtë qytet, më ka ngelur si markë, nga ana morale flas, nuk kam ikur nga ky qytet më thonë Cekja i Beratit . Kaq vite, i thonë 50 vjet art nga ky qytet ku rri jetoj dhe jam sot e kësaj dite Erdhi momenti i daljes në pension, kryetar ka qenë Fadil Nasufi, shumë mik me të dreka e darka, po flas nga ana morale, më nxjerr direkt në pension ditë dhe orë, ndërkohë që parodistët e Vlorës janë dhe sot e kësaj dite akoma në punë, ata që janë. Dhe i dhe i them dikujt si ka mundësi, dhe kjo histori vazhdoi dhe po e përmend tani edhe në televizion, kjo më ka vrarë nga ana morale, se vlerësimin e kam te publiku, por kjo gjë më ka vrarë pasi jam në gjendje pune dhe vazhdoj sot e kësaj dite akoma, por kjo nga ana morale" - u shpreh aktori humorit Sejfulla Myftari.

Flash News

News24 Livestream