Home > Lajmet

'Mbarova punë me ata'! Përballë, ja çfarë thanë konkurentët e 'Përputhen' për njëri-tjetrin

Aristela Leka dhe Princ Mile kanë qenë dy konkurrentët e 'Përputhen' për të cilët u mendua se një historie dashurie ishte duke lindur. Por jo, vetëm pak para mbylljes së sezonit të 'Perputhen', vajza nga Laçi deklaroi se kishte një pëlqim por një ndjenjë për të vazhduar akoma më shumë njohjen me Princin.

Të gjitha këto deklarata bënë që dy të rinjtë të mbyllnin çdo komunikim me njëri tjetrin! Të ftuar në FitStation me Çenkuela Hasën në News24, ata sqaruan edhe njëherë se si qëndron e verteta. E pyetur nga moderatorja, Aristela foli me nota humori për takimet që pati me djemtë në 'Përputhen' duke theksuar se me Princin nuk ruan një miqësi.
"Kam mbaruar punë me ata unë, e mbylla. Kisha një pëlqim për Princin, por na ndryshuan gjërat rrugës, u ndërlikuan, ndoshta dhe nga formati i emisionit. Por nuk kam më komunikim i kemi mbyllur gjërat brenda programit"- u shpreh Aristela.

Nga ana tjetër Princi i pyetur për konkurenten e preferuar të mamasë së tij zbuloi se ajo ishte Aristela, por duke u munduar të mos ja përmend emrin!
Princi: Të them të drejtën mami kishte qejf atë gocën që dola unë në fund. E pëlqente e admironte për pjesën...
-Ajo goca është?
Princi: Aristela
- Aq keq qenka marëdhënia sa as emrin nuk i thua?
Princi: Jo, jo (qesh) Mami e kishte qejf , se mami im është si këto mamat shqiptare që e kam çunin me shkollë e dua nusen me shkollë.
-Juriste, sytë me ngjyrë...
Princi: Po ishim të dy arjanë se dhe kjo pjesë u komentua shumë, dhe Sindin e pëlqente shumë.

 

News24 Livestream