Home > Lajmet

Lojërat Olimpike, Briken Calja kualifikohet direkt në 5 më të mirët

Na ka bërë të ndihemi krenarë sa herë ka përfaqësuar Shqipërinë në kompeticionet më të rëndësishme ndërkombëtare!
Në emsionin 'Fitstation' në News24, Briken Calja njoftoi kualifikimin e tij zyrtarisht në Lojrat Olimpike 'Tokyo2020'!

"Faleminderit për vëmendjen që i kushtoni sportistave olimpikë. Kam filluar përgatitjen për evenimentin më madhor siç janë Lojrat Olimpike, edhe pse me një sfidë kualifikuese shumë të vështirë prej pandemisë, ja dola të jem në 5 më të mirët dhe të marr kualifikimin direkt në Lojrat Olimpike. Ky është një lajm madhor për shtetin shqiptar dhe shpresojmë të bëjmë më të mirën për Shqipërinë, pse jo dhe një medalje Olimpike.

Gara është shumë e fortë pasi po flasim për Lojrat Olimpike, siç edhe dihet shteti shqiptar akoma nuk ka në 'CV' një medalje olimpike, kështu përgjegjësia është shumë e madhe dhe sfida është jashtëzakonisht shumë e vështirë" - u shpreh Calja.

I pyetur nga moderatorja Çenkuela Hasa për medaljen që synon, sportisti u shpreh se nuk ka rëndësi ngjyra.
"Nuk ka rëndësi ngjyra, e rëndësishme është të sjellim medaljen e parë historike në vend"- tha Calja.

News24 Livestream