Home > Lajmet

Klodiana Lala në një rrëfim ndryshe për veten dhe familjen / Fit Station

Ajo ka thyer çdo tabu në gazetari dhe jo vetëm! Klodiana Lala, gazetarja e kronikës prej 14 vitesh në News24 ka ardhur këtë të shtunë në një intervistë siç nuk jemi mësuar ta shohim më parë. E veshur me një kostum sportiv, gazetarja ka treguar për emisionin 'Fitstation' momente nga rutina e saj në familje, por edhe të pathënat e një profesioni aq te bukur dhe vështirë njëkohësisht si gazetaria.

"Unë kam patur të qartë që në fëmijëri, jetonim në një familje të madhe, babai im ka shumë vëllezër dhe motra,  jetonim të gjithë bashkë, unë isha një vajzë mes shumë djemve, merrja një cop letër dilja përpara dhe recitoja e prezantoja. E kisha të qartë që do isha gazetare. Sapo kam prekur lajmin e parë të kronikës kuptova që nuk kisha lidhje me asnjë lajm tjetër përveçse me kronikën. Ka qenë një lajm shumë interesant e kemi trajtuar me kolegun Artan Hoxha, lajm që kishte të bënte për kohën me një 'bos të madh të trafikut të drogës',  dhe unë bëra një gabim te mbiemri dhe kur Tani u kthjellua më tha 'e di çfarë lajmi ke sjellë' dhe të nesërmen kur është botuar lajmi kam shkuar kam blerë gazetën dhe më dukej sikur e gjitha ishte e imja" - u shpreh Klodiana Lala.

Flash News

News24 Livestream