Home > Lajmet

“Jam penduar që u bëra pjesë”, Shqipja rrëfehet për “Për’puthen”: U mendova 2 herë para se të firmosja kontratën

Shqipja ka qenë një nga konkurrentët më të përfolura të “Për’puthen” edhe pas daljes nga emisoini. Ajo ishte e para që zbuloi lidhjen e fshehtë me Teas dhe Beartit e që e bëri menjëherë publike. Pavarësisht se ishte një ndër personazhet më të kritikuar, pasi bëri publik skandalin, një pjesë e madhe e publikut nisi të pozicionohej përkrah saj.

Ndërkohë së fundmia ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Fit Station” në “News24”, ku ka folur më gjatë për programin, kontratën e famshme me “Për’puthen” dhe skandalin e bujshëm. Shqipja u shpreh se fokusi i saj ka qenë gjithmonë Tea, për të nxjerrë në pah karakterin e saj të vërtetë.

“Andi dhe Tea kanë pasur një strategji shumë të bukur deri në fund dhe më vjen keq që ju ra në kokë. Të gjithë këtë e bënë për ndjekës, për famë, për klikime. Unë mendoj që njerëzit duhet ta pranojnë veten ashtu siç janë, nuk kanë pse të shtiren para publikut”, u shpreh Shqipja.

E pyetur nga gaztarja Çenkuela Hasa, nëse është penduar që u bë pjesë e “Për’puthen”, Shqipja u shpreh: “Jam penduar për të vetmen arsye se konkurrentët kanë qenë fallco dhe mbase kam bërë zgjedhje të gabuara aty brenda. Por që kam hyrë në emision, jo”.

Ish-konkurrentja e “Për’puthen” tha se ëshë menduar 2 herë para se ta firmoste kontratën e progranit dhe se në fillim nuk kishte dëshirë ta hidhte këtë hap.

“Jam menduar dy herë para se të firmosja kontratën e Për’puthen. Në fillim fare nuk doja ta firmosja, është 2 faqe. Nuk doja ta firmosja për arsyen e vetme pasi thashë po të dua të largohem nuk do mundem dot. Pasi mendoja se nëse nuk më pëlqente askush atje brenda dhe të më revoltojneë nuk do të mundesha të iki dot. Në kontratë ne paguanim 5000 euro nëse thyenim rregullat e emisionit dhe largimi pa arsye nga emisioni ishte thyerje rregulli”, tha Shqipja duke shtuar se në fakt produksioni nuk i është përmbajtur asnjëherë kontratës, sepse kush ka dashur të largohet ka ikur i lirë.

 

News24 Livestream