Flet për herë të parë për kandidimin si deputet në zgjedhjet e 25 prillit, ish kapiteni Tiranës, Gentjan Muça: Politika nuk njeh "Fair-Play"

Ai është një nga emrat më të dashur të futbollit shqiptar, veçanërisht një nga emrat më të dashur për tifozat e ekipit të Tiranës. Gentjan Muça, ish kapiteni i Tiranës foli në “Fit Station” në News24 për futbollin, familjen dhe për herë të parë rrëfeu për kandidimin si deputet me Partinë Demokratike.
Muça është i 26-të në listën e PD për qarkun e Tiranës dhe për këtë angazhimin politik ai zbuloi për moderatoren Çenkuela Hasa se si filloj çdo gjë.
“Nisi nga një propozim nga banorët e lagjes, nga ai propozim dhe deri ku jemi tani kaluan disa faza të cilat erdhën natyrshëm. Kalimi i raundeve të mëparshme të votimeve deri në kandidimin për deputet ku jemi sot u prit me entuziazëm nga ata që më kishin propozuar. Tani jemi përballë një fakti dhe një pune shumë të madhe. Miqtë dhe të afërmit në fillim u befasuan pasi unë vazhdoj të jem I angazhuar në sport, jam nga një fushë tjetër. Ata kanë pritshmëritë e tyre dhe presin si do të jetë fundi i kësaj historie, por ju kam thënë që do ju befasoj.
Me probematikat që po kalojmë kohët e fundit ka ardhur momenti që politika të ketë në gjirin e saj njerëz normal, duke qenë se jam nga fusha e sportit mund të përcjell frymën e bashkëpunimit dhe po ashtu “Fair-Play” që nuk njihet në politikë- u shpreh ish kapiteni Tiranës”
Artikuj të tjerë:
Flash News
16:28 / Peti: Policia ka bërë hetime, unë s’kam lidhje me çështjen
16:28 / Erjon Peti: Kontejnerët skanohen, është procedurë
16:28 / Erjon Peti: Nuk kemi patur asnjëherë probleme
16:28 / Erjon Peti: Kemi 5 vite që sjellim fruta ekzotikë nga jashtë vendit
16:28 / Erjon Peti: Na njoftuan për një kontroll rutinë në kontejner
16:28 / ‘M. Fruits, kompania kontejneri i së cilës u kap me drogë
16:28 / Flet për News24 administratori i ‘Massabi Fruits’
15:48 / Personi i shoqëruar nga policia, punonjës i kompanisë
15:48 / Durrës, vijon numërimi i pakove me drogë dhe peshimi i tyre
15:47 / Policia ka shoqëruar një person që do tërhiqte kontejnerin
15:47 / Po sharrohet tavani metalik i dyfishtë me ndihmën e zjarrfikëseve
15:46 / Durrës, vijon numërimi i pakove me drogë dhe peshimi i tyre
15:46 / Po ushtrohet kontroll fizik i kontejnerit pasi kaloi në skaner
15:45 / U gjetën 200 pako lëndë narkotike e dyshuar kokainë
15:44 / Durrës, kontejneri i ngarkuar me banane vinte nga Ekuadori