Home > Lajmet

Fatma Methasani: Prindërit s'e besojnë akoma dot që jam bërë mami, shtatori më rikthen në...

Fatma Methasani është një nga emrat më të dashur të ekranit, prej një vit ajo është i kushtuar rritjes së djalit të saj Noah duke munguar në ekran. Në një intervistë për moderatoren Çenkuela Hasa në emisionin "FitStation", Fatma foli për rikthimin e saj e saj në televizion.

"Kur kam zbuluar që isha në pritje të ëmbël me Noah paralelisht mu propozua të isha në krye të televizionit 'IN', kështu për t'i bëra gjërat tamam ne e spostuam hapjen për këtë shtator, me imazhe të reja por gjithmonë fokusuar tek të rinjtë. Kështu jam duke bërë diçka që nuk e kam bërë më parë si është menaxhimi apo krijimi i një programacioni. Për të dalë në ekran vetë se di, duhet ta mendoj më mirë" - u shpreh Fatma.

E pyetur se si prindërit e saj po e përjetojnë të qenit gjyshërit e Noah, moderatorja tregoi u shpreh se mamaja e saj akoma nuk e beson dot.

"Prindërit janë shumë të lumtur, ata e përkëdhelin Noah dhe këtu diskutojmë pak, unë akoma i them mamit moj ti ç'ke që s'më ke imagjinuar mua me fëmijë, se edhe mami im më thotë që nuk e besoj dot që Noah është i joti"- tregoi moderatorja

Flash News

News24 Livestream