Home > Lajmet

Aktori Ledio Lako zbulon si humbi 14 kg: Më thonin që s'mund t'ia dilja

Aktori i njohur i humorit Ledio Lako ka qenë i ftuar në emisionin “FitStation” në  News24, ku ka folur për profesionin e tij në “Portokalli”, projektet e reja dhe jetën personale. 

Lako tregoi se 2021 ka qenë  një  vit me shumë  angazhime nga ana profesionale, duke zbuluar se kishte nisur studimet për regji por duke mos munguar as në batuta ai nuk ngurroi të thotë se ky vit e gjeti sërish vetëm, pa nje partnere në krah. 

Aktori në këtë intervistë për moderatoren Çenkuela Hasa foli edhe për një anë tjetër të jetës. Lako tregoi se si ka arritur të ndryshojë stilin e jetës nëpërmjet ushqyerjes së shëndetshme dhe palestrës, duke arritur të humbasë 14 kilogram.

“Kam filluar palestrën, kam arritur të  dobësohem 14 kilogram, në një kohë që këtu në lagje me thonin ku po shkon nuk do t’ja arrish dot, ndërkoh ja ku jam me këtë fytyrë të mprehtë. Kur je artist nuk do të  thotë se i di të  gjitha. Gjërat janë të  ndara, ka njerëz që merren me ushqimin, tani ushqimet janë të ndara me grupe gjaku, dhe të mësosh të  ushqehesh në mënyrën e duhur është një nga gjërat më kryesore që njerëzit duhet ta bëjnë  patjetër për veten e tyre" - u shpreh Lako.

Flash News

News24 Livestream