Home > Lajmet

A do të largohet nga futbolli nëse emërohet deputet? Gentjan Muça: Kjo është ndeshja e karrierës

A do të largohet nga futbolli nëse emërohet deputet? Gentjan

Ai është një nga emrat më të dashur të futbollit shqiptar, veçanërisht një nga emrat më të dashur për tifozat e ekipit të Tiranës. Gentjan Muça, ish kapiteni i Tiranës foli në “Fit Station” në News24 për futbollin, familjen dhe për herë të parë rrëfeu për kandidimin si deputet me Partinë Demokratike.

Muça është i 26-të në listën e PD për qarkun e Tiranës dhe për këtë angazhimin politik ai zbuloi për moderatoren Çenkuela  Hasa se si filloj çdo gjë.

I pyetur nëse do të hiqte dorë nga përfundimisht nga futbolli nëse fiton në zgjedhjet  e 25 prillit, ja si është përgjigjur futbollisti.

“ Kjo është ndeshja më e rëndësishme e karrierës, kështu për momentin të gjitha imenjimet e tjera do të presin, i kam lënë pezull dhe jam totalisht i fokuar si moralisht dhe fizikisht te kjo pjesë- shpreh Muça”

 

News24 Livestream