Home > Lajmet

Atentati ndaj zyrtarëve kosovarë/ “Ka dyshime për palën serbe”, gazetari e zbulon: Janë dy organizata, njëra e financuar për të sulmuar…

Atentati ndaj zyrtarëve kosovarë/ “Ka dyshime për

Gazetari i Radiotelevizionit 21 në Kosovë, Burim Zariqi, me anë të një komunikimi të drejtpërdrejtë në studion e emisionit “Open”, ka folur në lidhje me atentatin e zbuluar ndaj disa politikanëve të opozitës në Kosovë, teksa ka thënë se sipas informacioneve të para bëhet fjalë për 2 organizata, një në Kosovë dhe një jashtë saj.

Ai shtoi më tej se sipas raportimeve një nga organizatat është e financuar për të sulmuar figura kyçe të lëvizjes demokrate të Kosovës, teksa shtoi se ka dyshime nga politikanët kosovarë që kjo mund të jetë organizuar nga brenda vendit.

Nga ana tjetër Zariqi tregoi se ka dyshime se atentati mund të lidhet edhe me përballjen politike me Serbinë, në një tentativë për të destabilizuar vendin, sidomos duke ardhur edhe pas vizitës së zyrtarit të DASH, Derek Chollet në Kosovë.

“Sot është konfirmuar se dy liderët kosovarë të opozitës dhe disa deputetë të tjerë ishin shënjestër e një atentati të konfirmuar nga policia e Kosovës. Sot para se të futeshin në seancë thanë se ndihen të sigurt pavarësisht lajmeve. Sipas informacioneve të para bëhet fjalë për 2 organizata, një në Kosovë dhe një jashtë saj, kështu kanë pranuar dhe zyrtarë të LDK-së. Sipas tyre njëra organizatë është e financuar për të sulmuar figura kyçe të lëvizjes demokrate të Kosovës. Ka dyshime që kjo mund të jetë organizuar nga brenda Kosovës, ka dyshime sipas zyrtarëve për motive politike duke ngritur dyshime te kundërshtarët politikë.

Ka qarkullime për lajme që ka lidhje me tensionet në veri pasi është një betejë edhe me palën serbe dhe këto lajme nuk mund të merren me shumë siguri. Ka forca serbe të integruara në Kosovë, gjithmonë shkohet drejt dyshimit që mund të ketë lidhje edhe me përballjen politike me Serbinë dhe ata me këto tentative apo “fake news” të ditëve të fundit me tentim destabilizimin e Kosovës. Thuhet se ka struktura në veri të vendit që kanë struktura aq të fuqishme që ndikojnë te institucionet tona.

Edhe më herët ka pasur atentate për sulme ndaj figurave në Kosovë, duke parë këtë histori nuk ka të bëjë me deklaratat politike, por kjo të çon të kuptosh qartë se mund të vijnë nga një palë tjetër si pala serbe. Kjo po ndodh pikërisht kur janë intensifikuar vizitat e zyrtarëve si ajo e Derek Chollet në Kosovë në lidhje me marrëdhëniet mes dy vendeve”, tha ai.

Flash News

News24 Livestream